Maliqi për situatën në Veri: Ka zëra se është një marrëveshje e heshtur Kurti – Vuçiq

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Filozofi dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka dhënë një intervistë për mediumin boshnjak Buka |(Zhurma), dhe në një nga përgjigjet, duke folur për situatën në Veri të Kosovës, ka deklaruar se ekzistojnë zëra që thonë se gjithçka po ndodhë si pasojë e një marrëveshje në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ka zëra, edhe në vetë Serbinë, se kjo situatë është dramatizuar artificialisht dhe se ka një marrëveshje të heshtur mes Vuçiq-it dhe Kurtit për të shkundur pluhurin para se të ‘detyrohen’ të nënshkruajnë marrëveshjen tashmë të përgatitur historike për Kosovën”, deklaroi Maliqi.

Ai vetë, thotë se e dyshon këtë skenar, por shton se megjithatë s’është krejtësisht e pamundur të jetë i vërtetë.

“Dyshoj, por nuk është e pamundur, pasi është vërtetuar se negociatat sekrete mes Kurtit dhe Vuçiç-it janë zhvilluar që në pranverë të këtij viti, që do të thotë se ka faktorë që e kanë menaxhuar lojën me zgjuarsi, ndaj ndoshta mund të sjellin në një marrëveshje”.

Fundamenti

Ndryshe, Maliqi deklaron se përveç destruktivitetit të Serbisë, “për krizën në veri të Kosovës fajtor është po aq edhe Albin Kurti, i cili me kokëfortësi refuzoi sugjerimet e SHBA-së dhe BE-së për shtyrjen për dhjetë muaj të shkëmbimit të targave serbe me ato të Kosovës, në mënyrë që diplomacia të ketë kohë të mjaftueshme për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me qëllim të një zgjidhjeje më të balancuar jo vetëm në parim të çështjes së padiskutueshme të ndërrimit të targave, por edhe të shumë çështjeve të tjera që plotësojnë garancitë për serbët e Kosovës, mbi të gjitha detyrimin e marrë më parë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Kurti, duke shpërfillur paralajmërimet – po ashtu pretendohet se u kishte premtuar të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së një shtyrje – mori masa që shkaktuan një reagim ekstrem nga serbët, gjë që i mundësoi Vuçiç-it të minonte dialogun e Brukselit, duke e kthyer ‘dialogun’ në pikën zero”.

“Vuçiç hodhi poshtë edhe planin gjermano-francez për zgjidhje konsensuale të çështjes së Kosovës! Nëse tensioni aktual serioz dhe shpërthyes do të çojë në jostabilitet më të përhershëm dhe madje edhe në një konflikt të armatosur – kjo është e vështirë të parashikohet, por ajo i përgjigjet strategjisë së Beogradit për të mbajtur një situatë të ngrirë konflikti në Kosovë”, pohon Maliqi.

“Tani duket se Kurti, gjoja duke mbrojtur kushtetutën e Kosovës dhe të drejtën e tij sovrane për vetëvendosje, ka hyrë në të njëjtin cikël të injorimit të interesave gjeostrategjike të Perëndimit. Paradoksi është se Kurti i referohet sovranitetit të Kosovës të garantuar në thelb nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s, pasi ato ruajnë në terren sigurinë dhe paqen në veri të Kosovës. Politika e Kurtit e frustron Perëndimin, por duket se administrata e Bidenit nuk dëshiron të futet në aventurat e administratës së mëparshme, kur emisar i Trumpit, Grenell”.