RCCOLA

Maliqi për deklaratën e Hovenierit: Kurti t’i dëgjojë këshillat amerikane

/ 3 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti te ky moment i rëndësishëm duhet ta konsiderojë me shumë kujdes argumentimin e ambasadorit Jeffrey Hovenier, në fakt të SHBA-së, për urgjencën e procesit dhe jo si më herët të veprojë me padëgjueshmëri ndaj këshillave amerikane, kështu tha Shkëlzen Maliqi, publicist i njohur për deklaratën e sotme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Maqiqi shtoi se SHBA-ja, të vetmit aleatë që në të gjitha situatat kritike për Kosovën ka mbajtur qëndrime strategjikisht pro-pavarësisë së Kosovës, ku përfshihen të gjitha administratat në Uashington, që nga fillimi i viteve 90-të të shekullit 20, qofshin nën udhëheqjen e demokratëve, qofshin të republikanëve.

“Ambasadori amerikan Hovenier , gjatë mandatit të tij ka qenë gjithnjë i qartë dhe i angazhuar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë që njëkohësisht është edhe marrëveshje me BE-në, sepse duhet të jetë garantuese dhe strehuese afatgjatë e shtetit të Kosovës, me çka do të dilnim nga një batak tashmë gati 15- vjeçar i dialogut për normalizim të cilit i mungonte akordi bazë që edhe finalizon rreth 40 marrëveshje tashmë të pajtuara, por që nuk implementohen në plotësi, ose edhe fare”, tha Maliqi në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, që nga viti 2013 dhe 2015 dialogu ka vendnumëruar ose edhe pasur regres gjë që ka pamundësuar konsolidimin e plotë ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës, me çka të gjithë faktorët do të ishin përfitues, jo vetëm Kosova, por edhe Serbia dhe BE-ja, e cila e ka ende pesëshen e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Uji Dea

“Çështja kryesore e pazgjidhur ka qenë dhe mbetet implementimi i marrëveshjes për Asociacionin, që te ne dhe në Beograd, u stërpolitizua dhe manipulua për interesa ditore dhe të mbetjes në pushtet.

“Ambasadori Hovenier në deklarimin e sotëm i ka përfshirë të gjitha elementet argumentuese për domosdonë dhe urgjencën e implementimit të Asociacionit, duke përfshirë edhe nevojën e konfidencialitetit, pse draftstatuti i propozuar i Asociacionit nuk është publikuar, e as lejuar që të “rrjedhë” si non-paperat e tjerë, sepse kjo do të kishte efekte toksike në publikë që mobilozojnë kundërshtarët e marrëveshjes dhe normalizimit të gjendjes”,tha Maliqi.

Ai ka shtuar se zotimi i sotëm i ambasadorit është zotim se Asociacioni nuk do të jetë assesi jashtë kornizave të Kushtetutës së Kosovës, shikojeni vetëm pjesën ku ai thotë se çuditet me guximin e komentuesve që pa e lexuar draftin e shpallin atë antikushtetues.

“Pastaj, e thotë qartë, edhe ky draftstatut i Asociacionit, kur të aprovohet dhe nënshkruhet, do të duhej të kalonte sërish vlerësimin nga Gjykata Kushtetuese, nëse është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mundëson krijimin e një niveli të pushteti autonom ekzekutiv”, tha Maliqi. /Indeksonline/