FITORJA

Maliqi: Pas dëshmitarëve pritet të shqyrtohen provat në rastin e Arifit e Hajdarit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan është dëgjuar dëshmitari i radhës Sami Demelezi ish drejtor i shërbimeve publike në Viti i cili ka folur më shumë rreth rajonalizimit të kompanisë “Univerzal”. Avokati Sabit Maliqi tha se ka mbetur vetëm edhe dy dëshmitar që të dëgjohen dhe më pas pritet të shtjellohen dhe shqyrtohen të gjitha provat.

Të enjten ka përfunduar dëshminë e tij edhe një dëshmitar i radhës Sami Demelezi ish drejtor i shërbimeve publike në Viti i cili ka dëshmuar për rajonalizimin e kompanisë “Univerzal” nga Vitia, raporton rajonipress.

Demelezi më shumë ka rrëfyer për procedurat që ka ndjekur kjo kompani për të cilat ka thënë se janë respektuar, derisa ai nuk ka folur dhe as që është pyetur rreth shpërdorimit të mjeteve tatimore për të cilat akuzohet Kabil Hajdari.

Avokati mbrojtës i Kabil Hajdarit, Sabit Maliqi tha për rajonipress se në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Kabil Hajdarit dhe Nexhmedin Arifit pritet të dëshmojnë edhe dy dëshmitar dhe më pas pritet të shtjellohen edhe provat, shkresat dhe ekspertiza financiare e kryer nga ekspertët financiar gjyqësor.

Nexhmedin Arifi me kohë ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm dhe se nuk ka bërë as më të voglën shkelje ligjore.

FIDANISHTJA

Shemsedin Piraj avokat mbrojtës i Arifit tha për rajonipress se në bazë të provave dhe deklaratave të dëshmitarëve dhe në veçanti në bazë të super ekspertizës të kryer nga ekspertët financiar gjyqësor shihet se Nexhmedin Arifi nuk është shkelës i ligjit.”Unë jam i sigurt se Arifi do të dal i pafajshëm dhe do të lirohet nga akuzat sepse kemi të bëjmë me një aktakuzë të paqëndrueshme dhe të pa themel” tha Piraj.

Piraj tha se aktakuzës i mungojnë elementet e veprës , mungojnë provat dhe nga kjo del se Arifi nuk është i inkriminuar e as nuk është përgjegjës për diçka që s`ka pasur lidhje me pozitat e tij si kryetar komunë sqaroj Piraj.

“Arifi nuk është përgjegjës dhe as shkelës i ligjit sepse nuk ka përvetësuar as për vete e as për të tjerët. Jam i sigurt se në fund do të vërtetohet pafajësia e Arifit dhe ashtu si në aktakuzën e parë edhe këtu do të dal i pastër” tha Piraj.

Sipas aktakuzës kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi akuzohet për veprën penale “korrupsioni zyrtar” derisa Kabil Hajdari për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.