United Hospital

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në prag të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e veprimtarisë parlamentare, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për të 53-tën herë me radhë në përpjekje për konstituim. Megjithatë, kriza politike vazhdon, ndërsa presioni për zgjidhje po rritet.

Në këtë kontekst, publicisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet deri më 26 korrik, atëherë presidentja e vendit duhet të ndërmarrë hapin për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

“Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, presidentja, si kujdestare e funksionalitetit të institucioneve të republikës, duhet ta konstatojë gjendjen e vetëshkarkimit të Kuvendit dhe të shpallë zgjedhjet e reja”, ka shkruar Maliqi.

HW

Ky paralajmërim vjen në një situatë të ngërçit politik, ku për më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Arsyeja kryesore mbetet përplasja për postin e kryetarit të Kuvendit, me Lëvizjen Vetëvendosje që vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila kundërshtohet nga partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.Në përpjekje për të zhbllokuar procesin, kryesuesi i seancës ka propozuar formimin e një Komisioni zgjedhor për votim të fshehtë, por edhe kjo nismë po dështon për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që nga 27 korriku deri me 8 gusht të ndalohet çdo aktivitet parlamentar deri në një vendim të mëtejmë, duke e bërë këtë seancë të fundit një afat kritik për fatin institucional të vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.