Uji Dea

Maliqi: Mund të kemi shpejt zgjedhje, një pjesë e deputetëve të pozitës pritet ta votojnë rrëzimin e qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përveç Ramush Haradinajt, kërkesë për zgjedhje të parakohshme ka bërë dje edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ne nga sot në një kohë sa më shpejt të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi

Se mund të ketë zgjedhje në Kosovë, nuk e përjashton mundësinë edhe publicisti Shkëlzen Maliqi.

Maliqi tha se se ka shumë mundësi që situata aktuale në vend të përfundojë me krizë të brendshme, madje edhe brenda koalicionit qeverisës, që zakonisht çon në zgjedhje.

“Ka gjasa të mëdha se përshallëzimi aktual do të përfundoj me krizë të brendshme në raportet e forcave, madje edhe brenda koalicionit qeverisës, që zakonisht çon në zgjedhje”, tha Maliqi

Ai tha se megjithëse Kurti vazhdimisht pohon se ka 51% të elektoratit, tashmë kemi edhe një mobilizim të opozitës që mund bëjë mundur shkarkimin e qeverisë Kurti.

UBT

Maliqi tha se ka lëvizje edhe nga pozita, një pjesë e tyre mund të votojnë rrëzimin e qeverisë.

“Kurti dhe VV-ja vazhdimisht pohojne se përfaqësojnë mbi 51 % të zgjedhësve, por konfrontimi me BE-në dhe SHBA-të tashmë ka nisur ta mobilizojë opozitën, që nuk është gjithaq unike, por megjithatë mund ti afrohet masës kritike për të arritur masën kritike të shkarkimit të Qeverisë Kurti.

“Mendoj se ka lëvizje kthjelluese edhe te një pjesë e deputetëve të pozitës, që mund ta votojnë rrëzimin e qeverisë. Ndonjëherë krijohet përshtypja se edhe kokëfortësia e kryeminstrit Kurti ka për qëllim gjetjen e arsyes për shkarkim të sërishëm nga detyra” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tash e disa ditë ka kërkuar një bashkim opozitar për të shkarkuar qeverinë Kurti por deri tani nuk ka marrë përkrahje nga asnjë prej subjekteve politike.

Kërkesa e tij ka ardhur pas gjendjes së krijuar në veri, masave të vendosura nga BE-ja dhe tensionimit të marrëdhënieve Kosovë- SHBA