Maliqi: Luta e kompletojë kabinetin, barazia gjinore askund?

Gjilan – Lutfi Haziri e kompletoj më në fund kabinetin e tij qeverisës. Dhe për çudi nga të gjithë drejtorët vetëm një ishte femër. Retorika e Lutfi Hazirit dhe Rexhep Kadriut rreth barazisë gjinore me gjasë ishte vetëm për konsum të fushatës zgjedhore thotë e zhgënjyer Drita Maliqi.
Dritë Maliqi është nënkryetare e LDD-së në Gjilan dhe ishte në koalicion me AAK për të përkrahur si kandidat Rexhep Kadriun në zgjedhjet e fundit.
Maliqi është revoltuar kur e ka parë të shtunën përbërjen e kabinetit të Lutfi Hazirit. “Isha e befasuar dhe e zhgënjyer njëkohësisht. Nga të gjithë ata burra e drejtor komunal e pash vetëm një femër. Vërtet ky kabinet është treguar kundër barazisë gjinore dhe kundër proklamimit në fushata zgjedhore se integrimi i gruas dhe respektimi i barazisë gjinore do të jenë prioritet” shprehet Maliqi.
Maliqi thotë për rajonipress se me këtë injorim që po i bëhet gruas po tregojmë se vërtet institucionet kosovare nuk kanë qasje pozitive as nuk janë të përkushtuara që të ndihmojnë gratë dhe femrën që edhe ajo të jetë e përfshirë në institucionet komunale.
Maliqi tha se Gjilani ka gra të afta e të dëshmuara për të udhëhequr çdo drejtori e çdo sektor. “Isha i zhgënjyer edhe në Rexhep Kadriun me të cilin edhe ishim bashkë në koalicion. Ai as që ka pasur ide se si duhet të jetë e përfaqësuar gruaja dhe çfarë tretmani meriton të ketë ajo në shoqëri”.
Maliqi mendon se Lutfi Haziri duhet ta përmirësojë urgjentisht përfaqësimin gjinor sepse në të kundërtën dalim qesharak para mekanizmave ndërkombëtarë të cilët na përcjellin e monitorojnë çdo ditë dhe kudo./rajonipress/