Mobi Casa

Maliqi: Lufta për vendin e dytë është mes LDK-së dhe PDK-së, por njëra nga to mund ta formojë qeverinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Publicisti Shkëlzen Maliqi thotë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, mund ta sfidojë kryeministrin aktual, kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Maliqi tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gara për vendin e dytë do të jetë mes LDK-së dhe PDK-së. Por, sipas tij, cilado që mund të dalë e dyta, ka mundësi që ta formojë qeverinë.

FITORJA

“Hamza është i respektueshëm. Fakti që ai është kandidat është një lëvizje e mirë në aspektin e procedurave demokratike, sepse kryetari i partisë nuk duhet të kandidojë gjithmonë. Me Hamzën llogaritet që ai të bëhet tërheqës për partitë e tjera për shkak të ‘antiamerikanizmit’ të Kurtit, pra që i prish marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Kosovës”, thotë Maliqi për “Kosovo Online”.

“Lufta për vendin e dytë është në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PDK-së dhe cilado që del e dyta mund të jetë edhe e para në ndonjë shpërndarje. Supozohet se Vetëvendosje po e humb mbështetjen dhe nëse tani, le të themi, 100.000 votues të LDK-së që e kanë votuar Kurtin herën e fundit, kthehen në kampin properëndimor, atëherë mund të ndodhë që njëra nga këto dy parti opozitare të jetë e para që do ta formojë qeverinë”, tha Maliqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.