Maliqi: LDK po shkon prej katastrofe në katastrof, ndoshta ka mbledh mend dhe e voton Osmanin

Të marten e ardhshme (6 prill) pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Pretendetja për këtë post, Vjosa Osmani pritet të marrë besmin e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi thotë se shumë deputetë kanë rezerva karshi Osmanit.
“Nuk është përfaqësuese e partive tjera, në këtë aspekt ata kanë rezerva por që për mos me shku prapë në zgjedhje ata me ja dhënë shancën, thjesht duhet me siguru kuorumin dhe në raundin e tretë të zgjidhet”, ka thënë Maliqi për IndeksOnline.
“LDK po shkojnë prej një katastrofe në katastrofë. Tash ndoshta kanë mbledh pak mend dhe kanë reflektu në këtë situatë. Eventualisht ndoshta munden me llogaritë, që ma vonë një pjesë e elektoratit të kthehet në parti. Ajo vet nuk i ka votu asnjëherë propozimet e LDK-së, e ka zgjedh një rrugë tjetër, mirëpo se di a është rrugë e pakthyeshme”, shtoi tutje ai.
Maliqi thotë se deputetët e kanë për obligim të qëndrojnë në sallë.
“Ndoshta disa e votojnë por kjo nuk mjafton, por ka disa prej tyre që nuk e votojnë. Por me qenë në sallë në raundin e tretë ndoshta do ta ketë votën. Kurti i ka pas 67 dhe të njëjtat do t’i fitojë edhe ajo. Shumica e deputetëve të LDK-së do të jenë në sallë ndoshta edhe dikush i PDK-së. Kuorumi i mbledhjes të jetë prezent, është edhe një obligim që me qenë në sallë. Deri tash kështu ka qenë praktika. Deputetët janë zgjedhur me votën e lirë edhe e kanë vullnetin e lirë”, theksoi ai.
Maliqi përmendin faktin që edhe vetë Osmani derisa ishte pjesë e LDK-së, shumë herë nuk ka përkrahur rekomandimet e partisë.
“Ata po mundohen me kthy centralizmin demokratik t’i mundesh me pas gjatë debatit mendimin e vet, por kur të merret vendimi duhet me qenë të gjithë të diciplinum, deri tash gjithmonë ka pas ndonjë incident. Vetë Vjosa ka qenë e tillë që s’ka votu qysh ka rekomandu partia, në këtë aspekt ajo nuk e meriton me u përkrahë, është e ashpër”, shtoi ai.
Nga ana e tij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë vendosur që të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit.
Ndërsa dy partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente./Indeksonline/