Fundamenti

Maliqi: LDK partia më përcaktuese për formimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në zgjedhjet e 11 qershorit, asnjëra nga partitë garuese nuk ka arritur që të fitojë përqindjen e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë. Përderisa gjasat që vendi të mos futet një një tjetër krizë janë të pakta.

Kjo pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PDK-në kur votoi për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Nga ana tjetër të njëjtin qëndrim e ka edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se në asnjë mënyrë nuk pranon koalicion me PAN-in.

Duke i komentuar rezultatet e fundit dhe atë se kush me kë mund të formojë koalicion paszgjedhor, analisti Shkëlzen Maliqi thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është më përcaktuesja sa i përket formimit të Qeverisë.

Ai në një prononcim për Gazetën Express të premten, theksoi se kur të bëhen të gjitha kalkulimet, më i mundshmi është koalicioni Vetëvendosje – LDK.

Uji Dea

“Janë disa te mundshme, por varet nga LDK-ja me kë do te lidhet. LDK nuk është i vetmi… por më përcaktuesi

Por kur të bëhen te gjitha kalkulimet, më i mundshmi është koalicioni VV-LDK”, u shpreh Maliqi.

Maliqi bën të ditur se nëse lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk gjen zgjidhje për mungesë deputetësh, atëherë sipas tij, nuk ka opsion tjetër të realizueshëm. “Pos nëse nuk ndodh çudia dhe hiqen disa vija të kuqe”, tha ndër tjerash ai.

I pyetur se a mundet partia e dytë ta formojë Qeverinë, Maliqi pranoi se mundet nëse e para dështon. “E do të dështojë, derisa LAA dhe VV refuzojnë PAN”, sqaroi Shkëlzen Maliqi. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.