ARKATANA

Maliqi: Kurti nuk i kupton rregullat e lojës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Njohësi i çështjeve politike, filozofi, Shkëlzen Maliqi ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se “nuk i kupton rregullat e lojës me faktorët ndërkombëtarë”.

Sipas Maliqit, Kurti është duke i “injoruar dhe përbuzur propozimet e BE dhe SHBA, sepse i mban në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë”.

Më tej ai ka thënë se Kosova në historinë se saj kurrë nuk ka qenë me përkrahur se sa tani në çështjet gjeopolitike.

Hidromorava

“Është naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që në të vërtetë janë arbitrat e marrëveshjes. Gjatë historisë asnjëherë nuk kemi pas fat të tillë, si aktualisht, që të jemi të përkrahur nga shumica e superfuqive vendimmarrëse në çështjet gjeopolitike, por ja që gjeniu ynë dritëshkurtër paska vendosur mos ti përfillë Amerikën, Britanin dhe Francën!”, ka thënë Maliqi.

Ai ka përfunduar duke thënë “Pa, pa, pa, pa! Aferim bre! Le të na merr tash lumi…”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.