UBT

Maliqi: Kurti dhe Veseli mund të bëhen bashkë në Qeveri pas zgjedhjeve të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë ditëve të fundit krerët e VV’së, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë zbutur qëndrimet sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës.

Ishte i pari Ministri i Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca që deklaroi se do të marrin në koalicion atë parti që u dërgon ministra të pakorruptuar.

Më tej këtë deklaratë të Konjufcës nuk e mohoi as Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Por, një koalicion të tillë nuk e sheh të mundur tani për tani njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Maliqi.

FITORJA

Maliqi ka theksuar se një koalicion i tillë mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve.

“Mendoj se largimi i vijës së kuqe të LVV për koalicion me PDK-ne nuk vlen për situatën aktuale, kjo është e menduar për periudhën pas zgjedhjeve, kurdo që ato mbahen. LVV ka ndërmend që ta shfrytëzojë paraprakisht trendin e rritjes së përkrahjes, e thonë se mund të fitojnë mbi 50 %, por mbase e dinë se kjo nuk është realiste, prandaj llogarisin me PDK-në si partner, duke vlerësuar, si Gluak Konjufca, në konstruktivitetin dhe reformat që po bëhen në këtë parti nën drejtimin e Kadri Veselit.Edhe nga PDK-ja nuk e përjashtohet kjo mundesi, por jo me legjislaturën aktuale, nëse sërish dërgojnë emër të mandatarit për Kryeministër. Ky opcion mendohet pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato mbahen, nëse jo deri në vjeshtë, atëherë pas një a dy vjetëve.” thekson Maliqi për Blic.

Por nga Partia Demokratike e Kosovë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk bëhen pjesë e asnjë kalkulimi politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.