Maliqi: Kjo është koha kur Kosovës pritet t’i hiqen masat nga BE’ja
Publicisti, Shkëlzen Maliqi, duke komentuar deklaratën e Hovenier se pse nuk është bërë publik Draft-Statuti i Asociacionit, tha se duhet t’i besojmë Amerikës si zakonisht.
Ai tutje theksoi se “le të shpresojmë se Kurti e ka kuptu procesin’
“E shpjegoi ambasadori amerikan në deklaratën e djeshme se ka momente kur nuk është mirë me nxjerr Draft-Statutin për shkak se mund të ketë reagime ose keqinterpretime edhe në Beograd edhe këtu që e pengojnë procesin. Ai dha garancat se Draft-Statuti është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet t’i besojmë si zakonisht”
“Po shpresojmë se Kurti e ka kuptu procesin. Në fillim ka qenë shumë dyshues ose ka mendu se mund ta sigurojë sovranitetin e Kosovës me këto masat refuzuese ndaj këshillave amerikane. Procesi është shumë delikat sepse duhet të ‘thyhet’ Serbia në atë qëndrimin e saj të fortë mos me njohë pavarësinë e Kosovës. Një lloj kompromisi ndërkohë është arrit se nuk ka nevojë Serbia ta njohë Kosovën sepse e kanë problem me Kushtetutën por do ta njohë ‘de facto’ dhe nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Kjo nuk është ajo që është kërku më herët dhe ka qenë qëllimi i dialogut por është një hap shumë përpara dhe pozitiv” deklaroi Maliqi për “Gazeta Blic”
Sa i përket faktit që nuk janë hequr masat e vendosura nga Bashkimi Evropian për Koosvën, Maliqi, tha se duhet të kryhet procesi.
Ai potencoi se nëse Serbia bën lëvizje për t’i iku sërish procesit të dialogut, ata do të ndëshkohen, ndërsa Kosovës do t’i hiqen menjëherë sanksionet.
“Duhet të kryhet procesi, duhet të nënshkruhet nga të dy palët dhe të finalizohet kjo fazë. Mund të ndodhë që deri në fund të këtij viti të ketë lëvizje pozitive edhe nga Beogradi, ndonëse atje janë zgjedhjet dhe kjo është paramendu për me pengu dhe fitu kohë nga ana e Vuçiqit. Mendoj se kësaj here çfarëdo që ai do të ndermerr për me blloku procesin do të jetë në dobi të Kosovës si zakonisht, nëse ajo nuk participon atëherë Serbia do të ndëshkohet dhe Kosovës do t’i hiqen sanksionet menjëherë kur ky proces të kryhet” deklaroi publicisti Maliqi.