Hidromorava

Maliqi: Kërkesa e amerikanëve të përfillet nga politika kosovare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish kanë përsëritur kërkesën e tyre drejt Kosovës që të ratifikohet marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Kjo kërkesë është paraqitur dje nga zëvendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison, e cila po ashtu ka bërë thirrje që Kosova ta formojë sa më shpejtë Qeverinë.

Për njohësin e çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, thirrja e SHBA-së për demarkacionin është e kahmotshme. Sipas tij, kushdo që do e udhëheqë Qeverinë e ardhshme, duhet të ecë me hapa të shpejtë në zgjidhjen e kësaj çështje.

“Kërkesa e SHBA-ve është e kahmotshme, është dashur ta plotesojë edhe qeveria e kaluar. Qeveria e ardhshme, cilado që të jetë, do të duhej t`i adresojë këto çështje menjëherë duke ua dhënë fund sa më shpejt”, ka thënë ai në një prononcim për “Indeksonline”.

Maliqi ka kujtuar rrëzimin e “Qeverisë Mustafa”, duke thënë se pafuqia e saj për t`i kryer obligimet ndërkombëtare, ka çuar në rënien e saj.

Eco Higjiena

Sipas tij, nëse Qeveria e re do të vazhdojë të njëjtën gjë, Kosova do të përballet me pasoja të rënda.

“Njëra prej arsyeve pse është rrëzuar Qeveria Mustafa ka qenë pafuqia e saj që të kryejë këto detyrime ndërkombëtare. Nëse Qeveria e re do të vazhdonte të njëjtin avaz, kjo do të ishte me pasoja të rënda për ardhmërinë e Kosovës dhe të raporteve me SHBA-në”, është shprehur ai.

Tutje, Maliqi ka shtuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund të mos e formojë Qeverinë e ardhshme, meqë mund të ndodhë që këtë mund ta bëjë koalicioni LDK-AKR-Alternativa bashkë me Vetëvendosjen nëse arrijnë një marrëveshje./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.