Uji Dea

Maliqi: Kemi rritje të të hyrave nga tatimi në pronë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zijadin Maliqi thotë se të hyrat nga Tatimi në Pronë për dy muajt e parë të këtij viti (janar, shkurt) janë për 25% më të mëdha në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Këtyre ditëve janë duke u shpërndarë faturat e tatimit në pronë (33698) Fatura për vitin 2016. Shpërndarja e faturave po bëhet përmes Postës së Kosovës ku së bashku me faturën, janë duke u shpërndarë edhe fletëpalosjet të cilat kanë për qëllim njoftimin e tatim paguesve obligues me Ligjin mbi Faljen e Borxheve (amnestin).

Sipas Zijadin Maliqit drejtor për buxhet e financa shpërndarja e faturave vazhdon deri më 31 Mars 2016. Qytetarët (Tatimpaguesit) kanë mundësi tani e tutje të shkarkojnë Faturat tatimore edhe nga Ambienti i tyre në shtëpi, zyrë ku do që janë pa u munduar dhe pa humbur kohë fare. Paraprakisht duhet në zyrët e tatimit në Pronë të kenë të regjistruar numrin personal të Tatimpaguesit. Përmes këtij linku: www.tatmineprone-rks.org.

ARKATANA

Zijadin Maliqi thotë se të hyrat nga Tatimi në Pronë për dy muajt e parë të këtij viti (janar, shkurt) janë për 25% më të mëdha në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Presim që gjatë muajve të ardhshëm të rriten të hyrat e Tatimit në Pronë duke i shlyer obligimet në bazë të ligjit të faljeve. Ju bëjmë apel tatimpaguesve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të faljes së borxheve, afati i fundit për faljen e borxheve është 02 shtator 2016”.

Maliqi thotë se të gjitha mjetet e grumbulluara nga Tatimi në Pronë do t’u kthehen qytetarëve dhe atë në përmirësimin e Infrastrukturës në qytet dhe fshatra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.