Fundamenti

Maliqi jep tri alternativa për t’i qëlluar se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend: “’Bulena, “marifet i ri i Albinit”, “çudë”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka supozuar për tri versione se si mund të nisë seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi për votim të hapur dhe respektim të rendit të ditës siç ishte dakorduar në prill.

Maliqi tha se seanca e nesërme mund të nisë duke e propozuar sërish emrin e Albulena Haxhiut, “marifet të ri” të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti apo më një “exit marrëveshje”.“Më 20 gusht ora 11 rikthehet Kuvendi. Qëllo, a nis 1. me ‘Bulenën, 2. marifet të ri të Albinit, apo çudë: 3.exit marrëveshje?”, ka shkruar Maliqi.

Nesër kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është i detyruar ta respektojë rendin e ditës dhe ta ftojë partinë e tij, si subjekti më i madh parlamentar, për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar.

UBT

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë të drejtë deri në tri herë të propozojë emrin e njëjtë.

Kushtetuesja ka urdhëruar që konstituimi i Kuvendit të bëhet brenda 30 ditëve, duke filluar nga dje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.