Maliqi: Haradinaj dhe Limaj duhet të reflektojnë

Kjo Qeveri ka dobësi evidente, mirëpo opozita ka gjetur dy pika që e sulmojnë ashpër dhe me mjete jodemokratike pushtetin, duke e dëshiruar sa më shpejt rrëzimin e saj.
Analisti politik Shkëlzen Maliqi i ka kritikuar veprimet e opozitës për ta bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se me këto sjellje opozita po lejon që Qeveria e Kosovës të duket shumë më e arsyeshme para ndërkombëtarëve.
Maliqi ka deklaruar për ‘Epokën e Re’ se lideri i AAK’së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Fatmir Limaj duhet të reflektojnë dhe të mos bëhen vegla të Lëvizjes Vetëvendosje.