Fidanishtja

Maliqi: Fuqitë botërore po e përkrahin marrëveshjen Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se Kosova nuk guxon të humbet kohë derisa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që një marrëveshje finale të arrihet brenda disa muajsh në kuadër të dialigut me Serbinë.

Maliqi derisa ka komentuar vizitën e Vladimir Putin në Beograd dhe efektet që pasojnë nga kjo vizitë, në Zona e Debatit ka thënë se Kosova është problem kyç për rajonin pasi dhe fuqitë e mëdha botërore janë duke punuar në arritjen e një marrëveshje paqësore.

”Rusia ka qenë ajo që e ka bllokuar Marti Ahtisarin. Derisa është bërë plani Rusia e ka përkrahë atë pastaj e ka kundërshtuar duke e përkrahur rezolutën 1244. Procesi ka shkuar tutje falë nikoqirëve perëndimor, të cilët kanë filluar ta realizojnë Pakon e Ahtisarit. Ka qenë njëfar plani i dobësimit të Bashkimit Europian”.

Maliqi ka treguar se ajo që është shumë me rëndësi ka të bëjë me pajtimin mes formulimeve që po përsëriten e që nuk janë boshe.

RCCOLA

”Me kërkesën e amerikanëve është në pikëpyetje edhe vazhdimi i misionit të UNMIK-ut. NATO-ja e rikonfirmoi se do ta vazhdojë misionin. Por siç shihet Bashkimi Europian nuk ka mund ta zgjidh çështjen. Ajo që është shumë me rëndësi ka të bëjë me pajtimin mes formulimeve që po përsëriten e që nuk janë boshe, po tregon që nëse të dy palët pajtohen marrëveshja përkrahet dhe bëhet një kompromis të cilin askush nuk e tregon”.

Sipas Maliqit mund të gjendet njëfar formule e cila çon në njohje të vërtetë të Pavarësisë së Kosovës.

”Mund të gjendet njëfar formule e cila çon në njohje të vërtetë të Pavarësisë së Kosovës. Mendoj që ky akordi që ekziston mes fuqive të mëdha mund të sjellë diçka. Neve po e përceptojmë këtë sepse fuqitë e mëdha po punojnë vetëm për shkak të Kosovës sepse problemi i Kosovës është problem kyç për fuqitë e rajonit”, ka thënë ai.