FIDANISHTJA

Maliqi: Erdogan po fut pykë përçarëse në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës. Ai këtë e ka thënë pas kërcënimeve të Erdogan, veçanërisht ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nuk mund të përzihet ai në punët tona. Ne e kemi sistemin tonë, parlamentin, ne vet e zgjedhin qeverinë të cilën. Shpresoj që ne ta forcojmë qeverinë. Ai po fut pykë përçarëse, po e lavdëron Hashimin dhe po e sulmon kryeministrin, Haradinaj”, ka thënë Maliqi në ‘Zona B’ në Klan Kosova.

“Nuk duhet ta dëgjojmë atë. Ne duhet ta mbajmë anën atje ku jemi nisë. Nuk duhet prishur me Turqinë, por ai nuk bën të na e caktojë se kush duhet të jetë lideri jonë”, tha ai.

Sipas Maliqit edhe vet Erdogan dhe Turqia ka interes që të ruajë raportet me Kosovës.

Mobi Casa

“Ai vet dhe Turqia ka interesa, pasi ka bërë investime në Kosovë”, theksoi Maliqi.

Derisa për situatën politike në Kosovë, Maliqi është shprehur se më e mira është që të krijohet një qeveri teknike.

“Ndoshta duhet të krijohet një qeveri teknike për një periudhë dhe që të përgatitet për zgjedhje. Duhet në të jenë 2-3 veta që janë të pavarur. Ose për të tejkaluar situatën e tanishme le të mbyllen diku katër ditë dhe ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, për së paku dy vjet derisa të kryhen disa punë të mëdha”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.