RCCOLA

Maliqi: Erdh koha ta kuptoj Vjosa Osmani detyrën e saj si Presidente

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Tre ditë pas sulmit terrorist që ndodhi mbi Kosovën presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se ‘Kosova duhet të ulet dhe të përgatis së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht, unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup i tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani.

Sipas Shkelzen Maliqit, presidentja duket se e ka filluar ta kuptoj rolin e saj, i cili duhet të jetë unifikues dhe mbrojtës i interesave të Republikës së Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani më në fund ka kuptuar detyrën e saj si presidente, se duhet të jetë faktor unifikues dhe mbrojtëse e interesit të Republikës së Kosovës. Edhe më herët kishte filluar të flasë për nevojën e bashkërenditjes me Perëndimin, sidomos me Uashingtonin, por tani, pas sulmit terrorist që ka pasur për qëllim nxitjen e kryengritjes së armatosur në veri të Kosovës…”, ka thënë Maliqi për Persikopin.

Maliqi u shpreh se Osmani ka filluar që të ndahet nga qëndrimet me Kurtin sa rreth Asociacionit dhe se është bindur që kërkesat e aleatëve duhet të merren parasyshë.

“…Është bindur përfundimisht që duhet të merret parasyshë tërësia e kërkesave të aleatëve për arritjen e marrëveshjes së normalizimit të raporteve me Serbinë, andaj sikur ka nisur të ndahet në qëndrimet me Kryeministrin Kurti, sa i përket Asociacionit…” tha ai.

Maliqi i ka thënë Periskopit se ky propozim i Osmanit për të bashkëpunuar me ShBA-në mundëson që Kosova të dalë nga një tendencë dritëshkurtër sovraniste, kur ende nuk e ka fituar sovranitetin e plotë, pasi që sipas tij nuk është koha për krekosje.

“Propozimi që draft-statuti të bëhet me ShBA-në është konstruktiv i shëndosh, por mundëson edhe rigrupimin e brendshëm rreth platformës properendimore që na shëndosh nga një tendencë dritëshkurtër sovraniste kosovare në kohën kur nuk e kemi siguruar ende sovraniten e plotë.

UBT

“S’është koha për krekosje sovraniste…”, tha Maliqi

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 marrëveshjen për parimet për themelimin e tij. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik dhe kërkoi që ajo të harmonizohej përmes akteve nënligjore.

Për jetësimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, draft-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të formojë Asociacionin, që është edhe kërkesa kryesore e Beogradit.

Qeveria e Kosovës druan se një asociacion njëetnik do të mund të cenonte funksionalitetin e shtetit. Por, SHBA-ja insiston se nuk do të lejojë që Asociacioni t’i ngjasojë entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

BE-ja dhe SHBA-ja po ashtu kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë menjëherë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.