Fidanishtja

Maliqi: Dreka zyrtare asnjëherë më pak nuk ka pasur

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zijadin Maliqi drejtor për buxhet e financa ka thënë të premten para këshilltarëve komunal se tek kategoria e drekave zyrtare ka zvogëlim dukshëm të madh. Asnjëherë më pak nuk ka pasur të evidentuara dreka zyrtare tha Maliqi. Ndryshe raporti i Zijadin Maliqit ka mundur fare pak të demantohet nga këshilltarët komunal të cilët shumica prej tyre e kanë cilësuar si raport profesional.

Këshilltarët komunal në seancën e së premtes kanë debatuar edhe rreth raportit financiar janar-shtator 2015, që e ka prezantuar drejtori i Buxhetit, Zijadin Maliqi, i cili ka thënë se të hyrat e kësaj periudhe janë për 1.4 për qind më të mëdha se ato të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kurse në krahasim me planin vjetor, ato janë realizuar deri më tani për rreth 70 për qind.

Maliqi ka dhënë edhe një fakt interesant që dosido bëri përshtypje tek këshilltarët komunal. Dieta buxhetore ka ndikuar aq shumë saqë tek kategoria e drekave e darkave zyrtare ka një vlerë të vogël që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. “Dreka zyrtare asnjëherë më pak nuk ka pasur dhe ky është rezultat i dietës buxhetore që e ka aplikuar kryetari Lutfi Haziri që nga fillimi” tha Maliqi.

Eco Higjiena

Ndërkaq Maliqi tha se inkasimi i të hyrave nga tatimi në pronë, që ka ngecur për shkak të faljes së borxheve dhe pagesat e gjobave, që vijnë prej gjykatave, do ta përmirësojë dukshëm këtë parametër deri në fund të vitit.

Sa u përket shpenzimeve, Maliqi thotë se ka një ulje të dukshme, në të gjitha kategoritë ku reduktimet kanë qenë të mundshme. Shpenzimet e kësaj periudhe janë për 34 për qind më të ulëta se planifikimi.

Kurse investimet kapitale janë në proces e sipër dhe plani pritet të realizohet qind për qind, thotë Maliqi. Përndryshe buxheti i planifikuar për vitin 2015, është afër 22 milionë euro. Për shpenzime kapitale janë planifikuar rreth 3.6 milionë euro. Të hyrat vetanake janë mbi 3.8 milionë euro./rajonipress/