GRANDEMALL

Maliqi: Diskursi krejt e drejt ka gjasa të bëhet propagandë e stilit të Erdoganit e Putinit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Publicisti kosovar dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Shkëlzen Maliqi, sot përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në ‘facebok’, ka shkruar për mënyrën se si po sillet Lëvizja Vetëvendosje në prag të zgjedhejve kur tashmë ka në parti edhe Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Express.

Maliqi ka thënë se slogani ‘krejt e drejt’, mund të shndërrohet në një mjet propagande që synon heshtjen e të gjithë të tjerëve në stilin e Recep Tayip Erdoganit e Vladimir Putinit.

Sipas tij, një gjë e tillë tashmë s’do të bëhet sipas stilit ‘leninist’, meqë këtë të fundit e quan demode.

Shkrimi i plotë:

GRANDEMALL

KREJT E DREJT

Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë) dhe putiniste (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit… Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”. Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar…

Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.