Fundamenti

Maliqi: Auditori ka konstatuar një varg gjetjesh e lëshimesh në Gjilan

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Vlerësimi për Komunën e Gjilanit nga ana e Auditorit të Përgjithshëm është Opinion i Pakualifikuar me Theksim të Çështjes, çka do të thotë se Pasqyrat Vjetore Financiare (PVC) prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë. Mirëpo auditori gjatë auditimit ka konstatuar një numër të gjetjeve (lëshimeve) nëpër sektor të ndryshëm komunal. Auditori ka konstatuar se nuk është bërë implementimi në tërësi i rekomandimeve nga viti paraprak, që kanë ndikuar që edhe në vitin 2012 të ndodhin lëshime edhe në masë më të madhe ka thënë Zijadin Maliqi.

Zijadin Maliqi nënkryetar i LDK-së në Gjilan në një konference për shtyp ka përmendur disa nga të gjeturat që ka konstatuar auditori në veçanti tek të hyrat, auditori ka konstatuar se të hyrat nga participimet në shëndetësi, ishin depozituar në bankë me vonesë deri 10 ditë, që është shkelje e Rregullës së Thesarit 3/2010 për të hyrat.

Edhe tek prokurimi kontratat pa zotim të mjeteve ku paraqiten disa raste si mirëmbajtja e objekteve prej 304.774 euro. Rreth rrotullimi në lagjen Iliria 85.187 euro, Sinjalizimi horizontal dhe vertikal 173.371 euro dhe projekte tjera që paraqet shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik neni 9.5.

Pagesa e një projekti me mjetet e ndara për projekt tjetër pa aprovim nga Ministria e Financave (MF), rasti pagesa e projektit asfaltimi i rrugës me mjete nga projekti për objekte arsimore. Shkelje e nenit 14 të Ligjit për Buxhetin e Kosovës.

Maliqi tha se edhe vonesa në përfundimin e punëve ku kjo dukuri paraqitet pothuajse te të gjitha projektet e audituara. Asfaltimi i rrugëve në fshatin Livoq i Ulët, kontrata është nënshkruar me 23.11.2009, plani dinamik për kryerjen e projekti 48ditë pune, situata e katërt është paguar me 17.01.2012 pastaj punët janë ndërpre dhe deri në momentin e auditimit projekti nuk ka përfunduar.

Gjithashtu edhe në projektin asfaltimi i rrugës në lagjen Dardania kontrata është nënshkruar me 07.12.2009, plani dinamik 56 ditë pune, situacioni i tetë është paguar me 14.05.2012, projekti nuk ka përfunduar.

Vonesa të tilla sipas Maliqit janë vërejtur edhe në projekte tjera siç janë kompensimi i organeve mbikëqyrëse – edhe pse komuna ka zgjedhur një kompani për mbikëqyrjen e projekteve, shumë projekte mbikëqyren nga zyrtarët komunal. Kjo formë e pagesës paraqet konflikt interesi.

UBT

Paraqiten raste të pagesës së subvencioneve nga pozicioni investime kapitale .Shkelje e Ligjit mbi Buxhet. Pagesa e drekave zyrtare vetëm me faturë, pa dëshmi mbi numrin e pjesëmarrësve dhe qëllimin e organizimit. Pagesa e pagave nga mallrat dhe shërbimet – Shkelje e Ligjit mbi Buxhetin.

Maliqi tha se edhe tek subvencionet ka shkelje të rregullores mbi dhënien e subvencioneve. “Me rregullore vlerat deri në 1200 euro paguhen me vendim të kryetarit, kurse mbi 1200 me vendim të kuvendit. Auditori konstaton se edhe vlerat mbi 1200 euro paguhen me vendim të kryetarit pa vendim të kuvendit” tha Maliqi.

Edhe pozita tek borxhet ku ka rritje të tyre nga 2.541.372 euro në fund të vitit 2011 në 3.291.930 në fund të vitit 2012.

“Mos implementimi i rekomandimeve nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ka ndikuar edhe në shpenzimin e buxhetit në gjashtëmujorin e vitit 2013. Nëse i shikojmë shpenzimet në gjashtëmujorin e parë (pa shpenzimet për paga), shohim se mjetet e planifikuara për vitin 2013, për mallra dhe shërbime, shpenzime komunale dhe investime kapitale pothuajse janë shpenzuar për gjashtë muaj” tha Maliqi.

Sipas tij për mallra dhe shërbime kanë qenë të planifikuara për vitin 2013, 2.804.919 euro, të shpenzuara dhe paguara për 6 muaj 1.639.539 euro , obligime të pa paguara për 6 muaj 1.163.578 euro çka do të thotë se buxheti për mallra dhe shërbime për tërë vitin, është shpenzuar për 6 muaj 99.9% do të thotë për gjashtë mujorin e dytë kanë mbetur edhe 1800 euro. Shpenzimet komunale janë shpenzuar 93.5% kurse investimet kapitale 114% çka do të thotë se për investime kapitale komuna është në minus për 14% të buxhetit të planifikuar për tan vitin.

Maliqi tha se sa u përket shpenzimeve për mallra dhe shërbime sipas kodeve buxhetore, edhe më tej nëpër disa kode bëhen shpenzime të mëdha siç është kodi dreka zyrtare të paguara për 6 muaj janë 90.700 euro që i bie që mesatarisht për ditë pune janë shpenzuar afro 700 Euro.
“Ne mendojmë se në bazë të këtyre të dhënave , qeverisja komunale jo që do t`i eliminoi borxhet në fund të këtij mandati qeverisës siç pat premtuar kryetari, por fundi i vitit 2013 do të jetë me borxhe shumë më të mëdha se sa fundi i vitit 2012” tha Maliqi./rajonipress/