Eko Higjiena

Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së tij, transmeton zeri.info.

Komisioni i ri Shtetëror për Demarkacion, i caktuar nga kryeministri Haradinaj dhe i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ende nuk ka dalë me të gjeturat e reja sa i përket Marrëveshjes së Kufirit me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës është në pritje të këtyre të gjeturave para veprimeve të tjera, të cilat pritet të pasojnë. Megjithatë, pavarësisht kësaj është pala malazeze ajo e cila nuk pritet që të pranojë rinegocimin e kësaj marrëveshjeje.

ARKATANA

Përveç deklaratave të zyrtarëve malazezë të ditëve të fundit se për Malin e Zi kjo çështje është mbyllur, këtë po e thonë edhe ekspertët kosovarë të hartografisëk, transmeton zeri.info.

Madje këta nuk e kanë edhe shumë të qartë mandatin e Komisionit të ri dhe vetë qëllimin e kryeministrit Haradinaj. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse Kosova dëshiron të përfitojë nga liberalizimi i vizave më shpejt, mënyra e vetme është ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. Kurse analistët politikë vlerësojnë se veprimet e njëanshme nga Qeveria e re kosovare mund edhe të ngrinë raportet e mira mes dy shteteve.Mali i Zi nuk pritet ta rinegociojë Demarkacionin

Mali i Zi nuk pritet që të pranojë rinegocimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Kosovën. Përveç zyrtarëve malazezë këtë e thonë edhe ekspertët kosovarë, duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje BE-ja e ka rikonfirmuar se nuk do të ketë plotësim të kushteve për liberalizim, çka kryeministri Haradinaj e ka premtuar në tre muajt e parë të qeverisjes së ti, transmeton zeri.info.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.