ARKATANA

Mali i Zi duhet të lëshojë pe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dritan Abazoviq është shqiptari dhe deputeti më i ri në Parlamentin e Malit të Zi, i cili në intervistën për gazetën “Zëri”, ka folur për demarkacionin dhe opsionet e arritjes së një zgjidhjeje të përbashkët. Ai foli edhe për raportin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke thënë se ky relacion nuk i ka sjellë asgjë të mirë shqiptarëve në Mal të Zi.

Mali i Zi duhet të lëshojë pe sa i përket demarkacionit dhe të rihapë bisedimin me Kosovën për hir të disa kauzave të mëdha. Përkundër faktit se Mali i Zi nuk ka ankesa dhe mendon se gjithçka është në rregull, puna nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht edhe duhet të kontribuojë në debatin rreth kufirit. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri” një prej deputetëve më të rinj të parlamentit malazez, shqiptari Dritan Abazoviq.

ARKATANA

Nënkryetari i Partisë URA, ka thënë se opsioni më i mirë është zgjidhja e përbashkët, sepse ndikon në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve. “Arbitrazhi do ishte opsioni i fundit, sepse do të ndikonte në prishjen e marrëdhënieve dhe do të humbisnim shumë kohë”, ka thënë Abazoviq.

Ai ka folur edhe raportin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Abazoviq ka thënë se ky raport nuk i ka sjellë asgjë të mirë shqiptarëve në Mal të Zi deri më tani, dhe shpreson që Thaçi të mos kopjojë Gjukanoviqin për të qëndruar në pushtet gjatë sikur ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.