Eko Higjiena

Malet e Preshevës, Tërnocit e Vranjës në flakë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Moti i nxehtë në rajon ka shkaktuar disa zjarre në lokacione të ndryshme në Luginë të Preshevës.Më të rrezikuara janë malet mbi Preshevë ku janë angazhuar tetë zjarrfikës, ndërsa hiç më mirë nuk është situata në Vranjë dhe në Tërnoc të komunës së Bujanocit.

Shtabet e emergjencave presin lokalizim të zjarrit. Sipas shefit të repartit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë, Drakca Stanojkoviq, më shqetësuese është zjarri në Preshevë ku po digjen me dhjetëra hektarë të malit me pisha, raporton Titulli.

Në Vranjë zjarri ka shpërthyer rreth orës 14h në malin e quajtur Kristolovica. Tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të qytetit.

FIDANISHTJA

Edhe malet e Tërnocit janë përfshirë nga flakët, ku rreth mesditës zjarret janë paraqitur në pjesën me pisha, mbi këtë fshatë.

Për të lokalizuar zjarrin përveç shtabit të emergjencave u angazhuan vullnetarisht edhe banorët e këtij fshati.

Përgjegjësit theksojnë se nuk ka ndonjë rrezik për vendbanimet mbi të cilat janë paraqitur këto zjarre dhe se ato do të lokalizohen./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.