RCCOLA

Malësorja që çmend gjermanët

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ka udhëtuar suksesshëm në botën e modelimit në Gjermani. Dhe përveç se ka prezantuar shtetin gjerman në botë, përmes bukurisë dhe ëmbëlsisë që më së miri e karakterizon, bukuroshja shqiptare me origjinë nga Malësia e Madhe, Martina Ivezaj, nuk ka reshtur së angazhuari me punë në botën e të bukurës. Ajo edhe sot e kësaj dite mbetet imazh i shumë firmave të njohura në Gjermani e më gjerë.

Ndjehet me fat për gjithçka që i ka ofruar bota e modelimit. Dhe karshi jetës së suksesshme që po jeton në shtetin gjerman, bukuroshja shqiptare nga Malësia e Madhe, ka treguar për Tribuna se ndjehet edhe më shumë krenare që i përket një populli siç janë shqiptarët.

Fundamenti

Me krenari çdoherë ka prezantuar origjinën e saj, e me po aq krenari thotë se do të angazhohej në secilin eveniment që do ta thërriste kombësia e saj…(Tribuna).