Hidromorava

Malësia e Gollakut na mbeti shkretë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

Prej se u harruan ninullat e nënës –
Në fshatin Tugjec ma nuk ka as një nxënës !

Prej se në pushtet na erdhën ca dhunues –
Në fshatin Tugjec ma nuk ka asnjë mësues !

Prej se në pushtet erdhën bijtë e ahmakut –
Dolën ua vunë drynat shkollave t’ Gollakut !

Prej se në pushtet na erdhën axhami –
Në fshatin Tugjec ma nuk shkojnë njerëz n’ xhami !

Prej se në pushtet na erdhën njerëz t’ pa fe –
Na i mbyllen xhamitë dhe u rrënuan për dhe !

Prej se në pushtet na erdhën horra e horre –
Në fshatin Tugjec ma nuk shkon kush n’ shitore !

Prej se në pushtet na erdhën disa ujq –
Në fshatin Tugjec ma nuk ka n’ toka bujq !

FIDANISHTJA

Prej se në pushtet na erdhën hangari –
Në fshatin Tugjec ma nuk ka kund bari !

Prej se në pushtet na erdhën defatore –
Në fshatin Tugjec ma nuk ka magjetore !

Prej se në pushtet gjithkush u ba hyqymet –
Në fshatin Tugjec ma kush nuk mbledh bylmet !

Prej se në pushtet na erdhën kapanak –
Në fshatin Tugjec ma nuk ka kund konak !

Prej se në pushtet na erdhën krye lakra –
Në fshatin Tugjec ma nuk banë askush dasma !

Prej se në pushtet na erdhën krye kepa –
Në fshatin Tugjec ma nuk përkunden djepa !

Banorët nga këto fshatra s’ di ku na kanë tretë –
Malësia e Gollakut na mbeti e shkretë !

Gjilan, më 18.04.2020 vj. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.