Eko Higjiena

Malësia e Bujanocit e harruar nga pushtetarët

/ 4 minuta lexim
HW

Në prag të festave të motmotit, kryetari i Bashkësisë Lokale të Zarbicës, Selami Bajrami, ka hedhur një varg kritikash në adresë të pushtetit lokal dhe të atij shtetëror.

Në reagimin e zotëri Bajramit, janë evidentuar marifetllëqet e institucioneve lokale, shtetërore dhe ndërkombëtare, të cilat janë fajtore kryesore për gjendjen e mjeruar politike dhe ekonomike, në të cilën ka rënë Bashkësia Lokale e Zarbicës, e cila në kuadër të saj përfshinë vendbanimet: Priboc, Zarbicë, Suharrnë dhe Novosellë.

Mbi 3100 banorë të këtyre zonave kufitare u detyruan me dhunë t’i braktisin vatrat stërgjyshore, për të kërkuar strehë shpëtimi nëpër disa qendra të Kosovës. Përfundimi i proceseve luftarake dhe Marrëveshja Paqësore e Konçulit, nuk solli demilitarizimin e rajonit, kompensimin e dëmeve të luftës dhe as rivitalizimin e Malësisë së Bujanocin, për kthim të papenguar të qytetarëve në vendbanimet e tyre.

Që nga viti 2002, kur për herë të parë në historinë e Komunës së Bujanocit, me ndihmën e ndërkombëtarëve erdhën në pushtet shqiptarët, nuk u bë asnjë hap konkret në rregullimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për kthimin e të të zhvendosurve. Një gjendje e tillë e Malësisë nuk ndryshoi edhe pas zgjedhjeve të 2006 – 2008 e 2012. Pra edhe pas 13 vjetësh, qeverisje lokale të Bujanoci dhe Trupit Koordinues, Malësia e Bujanocit, përballet po me të njëjtat probleme, me të cilat është ballafaquar gjatë regjimit të Millosheviqit.

Një përmirësim të gjendjes së sigurisë nuk tregoi as policia multietnike e cila u riorganizua nga OSBE-ja, nga se në radhët e kësaj policie nuk u inkuadruan vetëm kandidatë nga Lugina, por edhe serbë të Kosovës, të cilën ishin të ngarkuar me disponim antishqiptar. Kjo polici multietnike, mjerisht ishte më multietnike nga qe e pritnin shqiptarët e Luginës.

UBT

Një përgjegjësi bie edhe mbi komisionin e pranimit të policisë multietnike, në radhët e të cilës kishte edhe shqiptarë. Asnjë kandidat i vetëm nuk u pranua në policinë multietnike nga Malësia e Bujanocit, ndonëse pati mbi dhjetëra kërkesa nga këto vendbanime. Po të ishin pranuar të paktën pesë policë nga Bashkësia Lokale e Zarbicës, me siguri se do të ishin kthyer pesë familje e me këtë do të ishin motivuar edhe shumë familje të tjera për kthim.

Gjatë proceseve zgjedhore banorët e Malësisë dhanë një kontribut serioz, duke ia shtuar numrin e këshilltarëve shqiptarë Kuvendit komunal të Bujanocit. Vetëm gjatë zgjedhjeve të fundit 2012, nga BL e Zarbicës u grumbulluan 1168 vota, nga të cilat u sigurua vetëm një anëtar i Këshillit Komunal e asgjë më shumë, ndërsa një parti serbe, me 2100 vota i siguroi 5 këshilltarë.

Pushteti lokal i Bujanocit i udhëhequr nga shqiptarët e Trupi Koordinues, nuk ofruan fonde për krijimin e kushteve për kthim në Malësi, por as u kujdesën për ato pak familje, të cilat jetojnë në këto vise kodrinore.

Po hallet e Bashkësisë Lokale të Zarbicës, nuk përfundojnë me kaq. Në mungesë të investimeve, mbylljes së zyrës së vendit, shlyerja nga evidence e gjendjes civili, pasivizimi i vendbanimeve, mos demilitarizimi i rajonit, infrastruktura e shkatërruar janë shkaktarët kryesor të gjendjes së vështirëve, në të cilën gjendet Malësia e Bujanocit, e përgjegjësia bie kryesisht mbi krerët institucional të Komunës së Bujanocit, Trupit Koordinues dhe faktorëve ndërkombëtarë, të cilët proceset për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës i lanë në gjysmë të rrugës, pa ndonjë alternativë konkrete për tejkalimin e tyre, thuhet në reagimin e kryetarit të Bashkësisë Lokale të Zarbicës, Selami Bajrami./ternocipress.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.