Fundamenti

Malësia dhe Qameria fuqishëm me LDK-në

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në lagjen “Malësia“ Lidhja Demokratike e Kosovës, mbajti tubimin e radhës. Në këtë tubim të pranishëm ishin edhe Azem Hajdari dhe aktivisti I LDK-së, Sabri Zylfiu. Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, tha se me përkrahjen e juaj ne do të vazhdojmë të punojmë edhe për katër vitet e ardhshme.

Ai përmendi edhe projektet e qytetit dhe të lagjeve të qytetit qe janë realizuar dhe ato qe priten dhe të cilat janë aprovuar në kuvend, si rritja e kapaciteti të ujit në qytet, rregullimi i kanalizimit, zgjerimi i ndriçimit publik, rregullimi i trotuarit në lagje “Malësia” deri në “ Grizime” , sinjalizimi horizontal dhe vertikal, asfaltimi i të gjitha rrugicave, rregullimi i dy terreneve sportive njëri në Lagjen “Malësia” dhe tjetri në atë “ Çamëria” etj.

Ndërkaq, Azem Hajdari, tha se me fitoren e LDK-së, në këtë vit në Kamenicë, dhe vitin e ardhshëm në nivelin qendror, personalisht do të mundohem, që projektet të jenë më të mëdha për këtë komunë, ngase nga qeveria e tanishme, Kamenica është lënë në harresë, duke iu ndarë një buxhet shumë i vogël.“Besoj fuqishëm se me votat e qytetarëve, kësaj radhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në Kamenicë, do të dal fituese qysh në raundin e parë” ka thën Hajdari.

Aktivisti i LDK-së, Sabri Zylfiu, thotë se Shaip Surdull është një lider i pazëvendësueshëm, ka një ekip të shkëlqyer pas tij.
“LDK veç po fuqizohet çdo komunë, kjo në Kamenicë, u dëshmua edhe me mbajtjen e tubimit qendror. Ai porositi që të votojnë numrin 78. Mjaft më me shantazhime, mjaft me para të premtuara, me premtime të gënjyera, “ tha ndër të tjera Zylfiu.

ARKATANA

Kryetari i nëndegës së LDK-së, në lagjen “Malësia”, Ramadan Berisha, si dhe Kryetari i nëndegës së LDK-së, në lagjen “ Çamëria” njëherit edhe kandidat për asamble komunale, thanë se arsyeja për ta votuar LDK-në dhe kandidatin e saj janë të shumta. Së pari ka liderin më të mirë, kryetarin i cili me një buxhet të vogël, por me një menaxhim të mirë arriti të realizoj shumë projekte.

Ndërkaq, kandidatët tjerë për asamble komunale, Gani Sadiku, Dafinë Isufi dhe Rexhep Leci, thanë se premtimet e dhëna të kryetarit veç sa janë tejkaluar, andaj ftuan të gjithë banorët që më 3 nëntor të dalin dhe të përkrahin mr. Shaip Surdulli, dhe kandidatët për asamble komunale.

Në fund u bë prezantimi i 29 kandidatëve për asamble komunale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.