GRANDEMALL

Malazog Hoxha rizgjidhet për herë të tretë kryetar i LRF të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ishte njëri ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin e Kosovës Malazog Hoxha në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes rajonale të Futbollit të Gjilanit për herë të tret është përzgjedhur kryetar i LRF të Gjilanit.

Për Hoxhën ky është njëherit mandati i tretë i cili në këtë Kuvend mori votat e të gjithë pjesëmarrësve.

Edhe pse ka pasur 30 ditë kohë sipas rregullores së FFK-së asnjë kundër kandidat nuk ishte paraqitur për kryetar të LRF të Gjilanit.

Në Kuvendin Zgjedhor delegatët votuan për kryetarin e ri Malazog Hoxhën 18 delegat pro nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

FIDANISHTJA

Kryetari Malazog Hoxha i cili do të udhëheqë LRF të Gjilanit edhe për katër vite pas përzgjedhjes së tij ka deklaruar:

“Së pari më vjen keq që nuk pat asnjë kundër konditat edhe pse të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësi brenda 30 ditësh të kandidojnë i falënderohem të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit të Anamoravës të cilët kishin dhe patën besim që edhe në katër vite të ardhshme t`i udhëhoqi drejt sukseseve të reja. Kjo përzgjedhje e imja për të tretën herë me radhë më bën krenarë që futbolli i Anamoravës ka besim në mua dhe këtë do tju shpërblej vetëm me punë dhe avancim drejt sukseseve të reja.

Një falënderim të veçantë do t`ja kisha dedikuar zyrtarëve dhe kryetarit të FFK-së Agim Ademit të cilët në çdo kërkesën tonë janë përgjigjur pozitivisht për të mirën e futbollit” ka theksuar kryetari Malazog Hoxha ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.