Eko Higjiena

Malazog Hoxha rizgjidhet kryetar i LRFGJ

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Ish kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Malazog Hoxha në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot ju ka besuar mandati i dytë edhe për katër vitet e ardhshme.

Të pranishëm në Kuvendin Zgjedhur ishin 19 delegat, të cilët në mënyrë unanime kanë votuar për kandidatin e vetëm Malazog Hoxhën.

Delegatët votuan me aklamacion të cilin e parasheh edhe rregullorja e FFK-së.

ARKATANA

Gjatë tërë Kuvendit të mbajtur të cilin e udhëhoqi Agim Kastrati si delegati më i moshuar u tregua kulturë demokratike, ndërsa Kastrati gjatë tërë Kuvendit Zgjedhor në mënyrë profesionale ka zgjedhur grupin punues, të cilët në mënyrë profesionale ju kanë përmbajtur kodit zgjedhor të kryetarit të LRFGJ.

Malazog Hoxha përpos që i ka falënderuar të pranishmit për besimin e dhënë, ai ndër të tjera ka theksuar.
“Jam i nderuar që delegatët edhe një herë i kanë besuar punës sime gjatë katër viteve të kaluara, ndërsa me votat e delegatëve të rizgjedhjes sime edhe për katër vite më bënë që edhe më tepër të angazhohem për cilësi dhe prosperitet që futbollistët e Rajonit të Gjilanit të kenë kushte edhe më cilësore, ndërsa zotohem se denjësisht me krenari do ta mbroj çdo interes të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.