ARKATANA

Malazog Hoxha: Po krijojmë kushte për sportistët Gjilanas

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qyteti i Gjilanit vazhdimisht në radhët e saj ka pasur sportist cilësor në fusha të ndryshme, si në ato shtetërore dhe ndërkombëtare. Koordinatori i sporteve në komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha, është krenar me te arriturat e sportistëve Gjilanas duke dëshmuar se Komuna vazhdimisht i ka përkrahur në aktivitetet e tyre sportive.

“Jemi duke punuar dhe do të punojmë për të mirën e sportistëve me kapacitetet të cilat i posedojmë, në të shumtën e rasteve për të mirën e sportistëve ne kemi tejkaluar edhe mundësit tona vetëm që sportistëve Gjilanas t’ju krijojmë kushte dhe këtë qëllim e kemi arritur me mjaft sukses duke ju falënderuar Komunës së Gjilanit”, shprehet Hoxha.

Koordinatori, Malazog Hoxha, thekson se palestra Sportive “Bashkim Selishta- Petriti” shumë shpejt do të merr pamje moderne.

“Ne në asnjë moment nuk jemi ndalur, ne kemi bërë ndryshime ne palestër kemi vendosur rregull tek të gjitha klubet, tani do t`i rregullojmë rrethojat rreth palestrës dhe do ta gëlqerosim dhe do t`i ndërrojmë të gjitha dritaret e palestrës, të gjitha këto punë nuk janë bërë që nga themelimi i palestrës para 36 viteve të gjitha këto do të kryhen brenda një periudhe shumë të shkurt”.

FIDANISHTJA

Hoxha ka edhe një përgjegjëse për njerëzit skeptik rreth stadiumit të qytetit i cili shumë shpejt do të fillon së ndërtuari.

“E vetmja arsye që nuk kemi filluar me stadium është se është dashur të kryhen të gjitha procedurat në mënyrë profesionale, tani këto procedura janë kryer dhe shumë shpejt dashamirët e futbollit dhe klubet e futbollit do ti gëzohen stadiumit të ri futbollistik”.

Koordinatori i sporteve në Gjilan, Hoxha, me mburrje thekson se tani klubet e qytetit të Gjilanit për pak ditë do t’ju gëzohen mjeteve financiare të cilat janë të parapara për klubet.

“Brenda një jave klubeve Gjilanase do t’ju japim mjetet të cilat ju takojnë për t’ju lehtësuar punën e tyre, ne do të jemi vazhdimisht përkrah tyre ndërsa për klubet e qytetit do të jepen 148 000 euro, dhe kjo shumë nuk është pak duke krahasuar buxhetin të cilin e kemi, por ne jemi përkushtuar që ta mbajmë gjallë çdo klub të komunës”, ka bërë të ditur njeriu i parë i sportit në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.