Malazog Hoxha në krye të Lidhjes rajonale të futbollit gjilanas

Gjilan – Në Kuvendin e rregullt të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan me vota të fshehta kryetar i këtij institucioni është zgjedhur Malazog Hoxha ish refer i kategorisë së parë dhe i certifikuar nga UEFA.
Në Kuvendin e rregullt të Lidhjes rajonale të futbollit në Gjilan që u mbajt të shtunën në prani të 19 delegatëve sa i ka gjithsejtë 23, është zgjedhur kryetari i ri dhe bordi drejtues.
Kuvendi me shumicë votash për kryetar e ka zgjedhur Malazog Hoxhën i cili pati kundërkandidatë Abdullah Sylën. Hoxha mori 17 vota kurse Syla 2 vota. Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë edhe mysafirë nga Prishtinë si Eroll Salihu sekretar gjeneral i Federatës dhe Murat Hoxha anëtar i Komitetit të Federatës.
Kuvendi i cili ka pasur zgjedhje të rregullta ka zgjedhur edhe Bordin drejtues . Kështu nënkryetar i parë është zgjedhur Muhamet Mehmeti, nënkryetar i dytë Hazir Alidema, dhe anëtarët e bordit Sami Ibishi përfaqësues nga Vitia, Agim Kastrati përfaqësues nga Kamenica, Miodrag Guzhoviq nga Pasjani dhe Abdullah Syla si dhe një vend ka mbetur i rezervuar.
Ndryshe Malazog Hoxha ka falënderuar delegatë për besimin që i kanë dhënë dhe ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që futbolli gjilanas të avancohet në të gjitha nivelet. “Gjilani ka njerëz e kuadro nga fusha e futbollit. Kemi një gjeneratë të mrekullueshme dhe neve na mbetet që këta talent dhe cilësinë në futbollin gjilanas ta zhvillojmë dhe avancojmë përpara” tha Hoxha për rajonipress.
Ndryshe Malazog Hoxha ka përcjellë e referuar shumë ndeshje vendore e ndërkombëtare dhe ka një eksperiencë të mirë në sferën e futbollit. Është pjesëmarrës i shumë ndeshjeve edhe me karakter ndërkombëtarë. Ka qenë ish refer i kategorisë së parë , pastaj ka referuar dy finale të kupës së Kosovës, ka referuar ndeshjen Kosovë- Shqipëri, ka certifikatën e UEFAS në seminarin e mbajtur ne Tiranë si dhe ka arritur që në Gjilan t`i prodhojë hiq më pak se 42 refer ku edhe ka qenë për një kohë të gjatë udhëheqës i tyre./rajonipress/