ARKATANA

Maksutaj: Valdet Gashi është manipuluar!

/ 2 minuta lexim
HW

Ai është një tip i dashur por është manipuluar. Ai thotë se ka shkuar “të ndihmojë vëllezërit e vet në Siri ndërsa i ka braktisur vëllezërit e tij të vërtetë, familjen e tij. Ai është joshur nga djalli”, ka thënë Maksutaj për kolegun e tij më të ri.

Azem Maksutaj është me siguri thaiboksieri më i suksesshëm shqiptarozviceran. Ai gjatë karrierës së tij aktive tashmë të pëfunduar, ka qenë 14 herë kampion bote. Azemi prej disa vitesh udhëheq një shkollë thaiboksi në Winterthur dhe me shkollën e tij është shumë aktiv në përpjekjet për integrim të të huajve në Zvicër.

ARKATANA

Maksutaj është pyetur nga portali watson.ch për imazhin e sportit të tij, pas dëmtimit të fundit që ka pësuar me publikimin se kampioni botëror i thaiboksit, Valdet Gashi është rekrutuar në IS. Para Gashit ka qenë edhe thaiboksieri tjetër, Bashkim Berisha që ishte bërë i njohur me dhunën e ushtruar jashtë ringut.

Ish thaiboksieri i famshëm nuk konsideron se rastet si këto e dëmtojnë sportin e thaiboksit. “Gashi dhe Berisha janë raste të izoluara. Gashin, për shembull, e kam takuar në disa luftëra thaiboksi, ku ishte me familjen, me fëmijët e tij. Ai është një tip i dashur por është manipuluar. Ai thotë se ka shkuar “të ndihmojë vëllezërit e vet në Siri ndërsa i ka braktisur vëllezërit e tij të vërtetë, familjen e tij. Ai është joshur nga djalli”, ka thënë Maksutaj për kolegun e tij më të ri./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.