Makolli uron diasporën për Bajram
Ministri në detyrë i Diasporës, Ibrahim Makolli i uroi të gjithë bashkatdhetarët kosovarë gjithandej botës, me rastin e festës së Kurban-Bajramit. Ai tha se simbolika e Kurban Bajramit bazohet në sakrificë dhe në drejtësi, ndërsa përkujtoi edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë si virtyt i kësaj feste.
“Në këtë ditë, myslimanët në gjithë botën bashkohen rreth një caku të përbashkët: barazisë, vëllazërimit dhe paqes. Me këtë rast, të gjithë pjesëtarëve të diasporës, u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Kurban Bajramin’, thuhet në urimin e ministrit Ibrahim Makolli.
Kurban Bajrami, siç tha ai, na e kujton sakrificën, si motivim për të gjithë njerëzit që të shërbejnë e të qëndrojnë pranë atyre që janë në nevojë.
albinfo.ch


