GRANDEMALL

Makolli: Trajtimi ynë për mërgatën si ministri është i plotë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, u takua me zv/ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm për çështjet konsullore dhe për diasporë në Republikën e Malit të Zi, Branislav Karadžić, me drejtorin për diasporën e Malit të Zi, Gordan Stojović, si dhe me kryetarin e shoqatës së malazezve të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Malazeze, Slobodan Vujičić.

Në këtë takim, ministri Makolli i njoftoi të pranishmit për aktivitetet dhe fushëveprimin e Ministrisë së Diasporës dhe, mekanizmat për përkujdesje institucionale për mërgatën. Në këtë rast, ministri Makolli shprehu gatishmërinë e plotë për bashkëpunimin mes Ministrisë së Diasporës dhe Republikës së Malit të Zi në fushën që ka të bëjë me forcimin e lidhjeve me diasporën. “Trajtimi ynë për mërgatën si ministri është i plotë, pavarësisht komuniteteve që i takon”, theksoi ndër të tjera ministri Makolli.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, z. Branislav Karadžić shprehu nevojën e bashkëpunimit me të thellë mes Ministrisë së Diasporës dhe institucioneve të Malit të Zi në pikëpamjen e fuqizimit të lidhjeve të mërgatës me shtetet amë.

Kurse, Gordan Stojović, drejtor për diasporën e Malit të Zi, duke e falënderuar ministrin për pritjen, tha: “Jemi duke punuar në hartimin e ligjit për diasporën malazeze dhe kërkojmë ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj në këtë fushë”.(tung.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.