UBT

Makolli: Ministria e Diasporës duhet të ekzistojë edhe gjatë qeverisjes së ardhshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri në detyrë i Diasporës, Ibrahim Makolli, në emisionin “Info- Box” të Radio Dukagjinit, ka thënë se është lajm i keq rritja çdo ditë e më shumë e numrit të pjesëtarëve të diasporës, si pasojë e migrimit ilegal të kosovarëve, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Sipas tij, javët e fundit po shihet një largim masiv i të rinjve dhe të rejave nga Kosova, nëpër vendet e BE-së, veçanërisht, migrimi më tepër po bëhet nëpër tri-katër vende: Francë, Gjermani dhe në shtetet skandinave.

“Unë e kuptoj që ata të cilët po ia mësyjnë rrugëve të Evropës, po ballafaqohen me një gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo migrimi ilegal nuk është zgjidhje, sepse atje nuk mund të sigurojnë qëndrim dhe punësim”, ka theksuar Makolli, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka theksuar se grupe të caktuara kriminale (që merren me trafikim të qenieve njerëzore) po i mashtrojnë kosovarët, duke i dërguar në rrugë pa krye.

Mobi Casa

“Unë kam një mesazh për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që të mos bien pre e mashtrimeve. Kam takuar një numër të tyre (emigrantëve ilegalë) të vendosur nëpër kampet në Hungari, Francë, Gjermani, si dhe neper vendet e tjera të BE-së, dhe shumica prej tyre janë penduar për rrugën që e kanë marrë”, ka theksuar Makolli.

Ndërsa, ai ka folur edhe për mundësinë e zvogëlimit të dikasterëve qeveritarë, gjë e cila është diskutuar edhe nga zyrtarët e partive të cilat pritet ta ndërtojnë qeverinë e ardhshme (PDK- LDK), duke theksuar se e mbështetë një vendim të tillë.

Megjithatë, vlerëson ai, ministria të cilën e ka drejtuar ai, nuk duhet të shuhet. /Telegrafi/