Mobi Casa

Makolli: Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë, EULEX-i mos të ndikohet politikisht

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ibrahim Makolli duke ju referuar arrestimeve të fundit nga EULEX-i tha se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe ne jemi krenar me të. Deklarimet tona nuk janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, por ne kërkojmë nga EULEX-i që t`i zbardhë të gjitha krimet në Kosovë dhe që në punën e tij mos të ndikohet politikisht tha Makolli.

Këto komente Ibrahim Makolli ministër i diasporës i bëri në Kuvendin e tret të Forumit të Rinisë së AKR-së në Gjilan.

Makolli tha se Kosova është përcaktuar për të ardhmen evropiane dhe AKR-ja është përcaktuar për të pasur një rend dhe sundim të ligjit raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

Duke folur për arrestimet dhe burgosjet e fundit nga ana e EULEX-it të ish komandantëve të UÇK-së, Makolli tha se lufta që ka bërë UÇK-ja është e shenjtë për popullin e Kosovës dhe për tërë Ballkanin dhe Evropën.”Ne jemi krenar me luftën e UÇK-së dhe deklarimet tona nuk janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, por EULEX-i duhet t`i zbardhë të gjitha krimet e luftës në Kosovë. Ne besojmë në pafajësinë e ish komandantëve të UÇK-së dhe kërkojmë nga EULEX-i që të hetojë procesin drejtë dhe mos të ndikohet nga politika” tha Makolli.

Makolli ka sugjeruar EULEX-in që të hetojë të gjitha ato krime dhe të hetojë të gjithë ata individë serb që kanë marrë pjesë në krimet e kryera në Kosovë e të cilat janë të shumta tha Makolli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.