UBT

Makinat mjelëse rrisin numrin e lopëve qumështore në ferma

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në një hulumtim të ekspertëve të sektorit për blegtori dhe veterinari shihet se Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, në periudhën 2008-2012 ka furnizuar me makina mjelëse 300 ferma prodhuese të qumështit. Sipas Nazmi Rapucës drejtor për bujqësi në Gjilan projekti ka pasur këto objektiva, lehtësimi i punës në ferma, përmirësimi i kualitetit të qumështit, rritja e kapaciteteve të lopëve në nivel ferme, preventiva ndaj sëmundjeve të gjirit (mastiteve) etj.

Për të parë efektin e këtij projekti, ekspertët e sektorit për blegtori dhe veterinari, nga drejtoria për bujqësi, kanë realizuar 43 vizita direkt në teren. Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë për të parë se sa ka ndikuar projekti i makinave mjelëse në rritjen e numrit të lopëve qumështore në ferma, si është gjendja e makinave sot dhe a janë shfrytëzuar si duhet, sa është rritur sasia e qumështit në ferma, si është cilësia e qumështit, si është kondicioni trupor i lopëve, gjendja shëndetësore e lopëve, kualiteti i ushqimit dhe higjiena në stalla etj.

Nazmi Rapuca tha se nga ky hulumtim janë nxjerr këto përfundime – konstatime. Të gjithë përfituesit i posedojnë makinat në fermat e tyre. Ato janë përdorur sipas qëllimit të projektit dhe asnjëra nuk është keqpërdorur. Numri i lopëve qumështore, tek 43 fermerët e vizituar, në momentin kur kanë marrë makinën mjelëse ka qenë 329 krerë, ndërsa në momentin e kontrollës (janar dhe shkurt të vitit 2013) numri i lopëve në këto ferma është 416. d.m.th numri i lopëve është rritur për afër 26.50 %.

Prodhimi i qumështit në 416 krerë lopë është 3074 litra në ditë ose 13.50 litra për kokë lope. Kjo sasi qumështi për krerë, është 50 % më pak krahasuar me potencialin që kanë lopët qumështore .Shumica e fermerëve të vizituar e dorëzojnë qumështin në qumështore, ku një pjesë e tyre është në ekstra klasë. Kondicioni trupor i lopëve në përgjithësi ishte i mirë. Shumica e fermerëve nuk kanë bazë të mjaftueshme ushqimore për shkak të mungesës së tokës bujqësore dhe për shkak të kushteve të rënda klimatike që ishin në vitin paraprak (thatësirat). Higjiena e stallave në shumicën e fermerëve nuk është e përshtatshme për shkak te infrastrukturës së vjetër stallore dhe për shkak të numrit të madh të lopëve për njësi të sipërfaqes së dyshemesë. Gjendja shëndetësore e lopëve është relativisht e mirë.

Mobi Casa

Sipas hulumtimit çdo fermë e vizituar nga ekspertët e drejtorisë është këshilluar për mënyrën më të mirë të mbarështimit të lopëve qumështore. Gjatë vizitave në teren kemi hasur në dy ferma të cilët e kanë ndërruar drejtimin e prodhimit, duke u profilizuar në prodhim të mishit.

Pas këtij hulumtimi Rapuca tha se u është rekomanduar fermerëve që prodhuesit e qumështit të përmirësojnë infrastrukturën shtallore. Të përmirësohet higjiena dhe të aplikohen praktikat e mira të mjeljes dhe ruajtjes së qumështit. Të mbarështojnë raca tipike qumështore, të planifikojnë bazën ushqimore në nivel ferme, t`i ndjekin trajnimet , seminaret dhe këshillat që organizon DBP dhe ekspertet nga jashtë, të mbahet evidenca në ferma duke përfshirë ushqimin, prodhimin e qumështit ditor, mbaresimin, shpenzimet që bën fermeri dhe çdo detal tjetër që lidhet me fermën. Të aplikohen masat preventive si ; vaksionimi kundër parazitëve dhe sëmundjeve bakteriale.

Meqë një pjesë e tyre i lëshojnë kafshët në kullosa në pranverë rekomandojmë që para daljes në kullosa të përgatiten mirë për të kaluar më lehtë nga ushqimi i thatë në ushqim të njomë. Gjithashtu kafshët para daljes në kullosë duhet të imunizohen me vaksina kundër Antraxit, Këmbëzezës, Edemes Malinje dhe të trajtohen kundër parazitëve si ; Fashiola Hepatica dhe Dikrocelioza. E njëjta masë preventive të aplikohet edhe në vjeshtë kur kafshët e përfundojnë kullosën dhe kthehen në stalla tha Rapuca./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.