RCCOLA

Makina përplas për vdekje një person me biçikletë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një person, i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të ditës së premte në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua me urgjencë për në spital, por nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë, shkruan Ballkan Web.

RCCOLA

Automjeti i përfshirë në aksident me targë TR7700R.
Efektivët e Komisariatit Nr.1 bënë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve. /Indeksonline/