Mobi Casa

Makaronat nuk ju shëndoshin, nëse ju i hani kështu

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kemi lajme të mira: makaronat nuk ju shëndoshin. Thjesht duhet të dini t’i zgjidhni, përgatisni dhe shërbeni. Ulni indeksin glicemik të tyre- Makaronat kanë një indeks glicemik mesatar – të lartë.

Megjithatë ka një truk për të ulur indeksin glicemik të tyre: mjafton t’i hani al denti. Sa më shumë t’i gatuani, aq më i madh është indeksi glicemik.

Zgjidhini gjithmonë integrale: Shërbeni në tryezë vetëm pasta integrale. Versioni integral ngadalëson asimilimin e sheqernave dhe favorizon ndjesinë e ngopjes. Ky variant përmban shumë antioksidantë që luftojnë inflamacionin, fibra që stimulojnë mirëqenien e zorrëve dhe kripëra minerale të rëndësishme për kockat dhe muskujt.

Hidromorava

Kujdes me përgatitjen e salcave: Sekreti qëndron tek fibrat dhe proteinat të cilat të dyja bashkë ulin në mënyrë domethënëse indeksin glicemik. Për këtë arsye duhet t’i shoqëroni ato me perime si kungujt, patëllxhanët, brokoli, repat, lëng mishi ose peshk. Në fund duhet t’u shoni vetëm një lugë vaj ulliri.

Kujdes me porcionet: Këshilla është që gjithmonë të peshoni pastat dhe të mos i masni me sy. Porcioni i duhur është 80 gramë për t’u konsumuar në një vakt.

Mund të hahen pastat në darka pa u shëndoshur?: E mira do të ishte të haheshin në drekë për t’i dhënë kohë organizmit t’i treste. Megjithatë, nuk është një rregull absolut, edhe ngrënia në darkë mund të jetë e dobishme. Për ata që vuajnë nga shqetësimet me gjumin mund t’i integrojnë pastat në dietat e mbrëmjes, 2-3 herë në javë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.