United Hospital

Major Remzi Azemi porosit: Nuk ka vend për dhunë në derbi

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Sot shkallëve të stadiumit të qytetit të Gjilanit do t`ia mësyjnë shumë dashamir të futbollit, për të përcjell derbin e madh të futbollit Kosovar Drita – Gjilani. Azemi ka bërë të ditur se Policia e Gjilanit është e përgatitur për çfarëdo situata në teren.

Si çdo herë Policia Rajonale e Gjilanit ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e rendit dhe qetësisë sa herë që është kërkuar nga ata duke dhënë shembull se me vigjilencën e tyre ka bërë që asnjë herë të mos krijohen skena të pakëndshme brenda shikuesve.

”Ne me kohë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mirëmbajtjen e kësaj sfide futbollistike. Ne do të ndërmarrim masa si para ndeshjes njashtu edhe pas ndeshjes me të vetmin qëllim që qytetarëve dhe shikuesve t`iu sigurojmë ambient të këndshëm
dhe siguri në qarkullimin e tyre” ka bërë të ditur Major Remzi Azemi.

HW

Azemi ka bërë të ditur se Policia e Gjilanit është e përgatitur për çfarëdo situata në teren.
”Ne kemi caktuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor, nuk do të lejojmë as më të voglin ekses pasi ne kemi një përvojë tani mjaft të madhe sa i përket derbit Gjilanas, por është edhe një gjë e mirë pasi ne kemi një bashkëpunim me përfaqësuesit e e dy klubeve dhe ju kemi bërë me dije të jen në suazat e far-pleyt në animet e tyre sportive” shprehet Azemi.

Duhet theksuar se zyrtarët e Policisë së Gjilanit për gjatë tërë kampionatit janë në ndeshjet futbollistike si të Dritës e Gjilanit duke dhënë kontribut dhe shembull se si duhet krijuar siguri si për shikuesit njashtu edhe për qytetarin e thjeshtë.

Majori Remzi Azemi ju ka dëshiruar dy skuadrave përfaqësim sa më të denjët të futbollit të Kosovës.
”Kjo është paraqitja e parë e këtij derbi pas pranimit në arenën ndërkombëtare, lusim të gjithë të pranishmit në stadiumin e qytetit të tregojnë kulturë sportive, duke triumfuar në fund futbolli, ndërsa dhunës dhe eskalimit të situatës në asnjë sekondë nuk do ta tolerojmë” ka thënë Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.