FIDANISHTJA

Major Remzi Azemi: Nuk do të lejojm prishjen e imazhit të derbit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Majori i policisë së rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi ka porositur tifozët e klubeve të Dritës e Gjilanit “Intelektualët” e “Skifterat”, se të dielën në derbin e qytetit të Gjilanit nuk do të tolerojnë asnjë tolerancë ndaj huliganizmit ose prishjes së rendit dhe qetësisë si para derbit njëashtu edhe pas saj.

Si gjithmonë Stacioni i Policisë së Gjilanit ka dhënë kontribut të madh për mbajtjen e rregullit në stadium, ashtu porosit Majori do të jetë edhe kësaj radhe.
“Si gjithmonë ne bëjmë vlerësimin e situatës dhe në bazë të këtyre vlerësimeve ne ndërmarrim edhe masat e sigurisë, ne kemi caktuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor për përkujdesjen e ruajtjes së rendit dhe qetësisë gjatë tërë procedurës së derbit”, thekson Major Azemi.

ARKATANA

Majori Remzi Azemi ju ka bërë të ditur tifo klubeve të Dritës e Gjilanit se do të jenë të pa kompromisë në çdo hap të tyre të gabuar.
“Unë kam bërë një takim me përfaqësuesit e ty tifo klubeve të “Intelektualëve” dhe “Skifterave”, ju kam bërë të qartë se nuk do të lejojmë veprimet të cilat bien në ndesh me ligjin, ndërsa veprimet tona do të jenë konform situatës së krijuar në teren, në asnjë moment ju kemi bërë të çart tifozëve nuk do të lejojmë prishjen i imazhit të qytetit të kulturës së qytetarëve të Gjilanit”.

Majori i stacionit Policor të Gjilanit Remzi Azemi ka edhe një porosi të veçantë për të gjithë tifozët të cilët ju mësyejn shkallëve të stadiumit të qytetit të Gjilanit.
“Ne që nga orët e hershme të mëngjesit do t’ju vëzhgojmë harroni ekseset e mundshëm, ne ju paralajmërojmë do të jemi të pa kompromis andaj është mirë ta shijoni këtë ndeshje futbollistike, ne jemi për juve që t’ju krijojmë kushte optimale për kënaqësinë e juaj”, përfundon Azemi. /rajonipress/