UBT

Majlinda zbulon çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës, thotë se s’ka qenë kurrë në…!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Dëshira e Majlindës është që edhe pas përfundimit të karrierës, të mbetet në sportin e xhudos dhe ta ndihmojë trajnerin e saj, Driton Kuka. Në emisionin ‘Seven Bizz’ në T7 ajo gjithashtu ka zbuluar se kurrë nuk ka qenë në një klub nate. Krenaria e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi, ka shpalosur shumë të pathënë në emisionin ‘Seven Bizz’ në Televizionin 7, pak ditë pas triumfit në Tel Aviv, ku rrëmbeu medaljen e artë, raporton Gazeta Express.

Kampionia Olimpike ka treguar se dëshira e madhe e saj është që të mbetet në sportin e xhudos edhe kur t’i japë fund karrierës.

Por, fillimisht do të tentojë të shëtisë botën, sepse pavarësisht se aktualisht udhëton shumë – ajo nuk ka mundur të shijojë jetën siç duhet.

“Pas përfundimit të karrierës mendoj të mbetem në xhudo. Realisht s’di të bëjë asgjë tjetër sepse qysh si e mbaj mend vetën merrem me këtë sport”, u shpreh Majlinda.

“Kështu që pas përfundimit të karrierës, dua të pushoj mirë dhe të shëtis sepse udhëtoj shumë, por shumë pak shoh”.

United Hospital

“Do të pushoj një vit dhe do të bëj atë që s’kam mundur, kurse më pas planifikoj që ti ndihmoj Tonit”, deklaroi mes tjerash ajo.

Majlinda gjithashtu ka zbuluar se kurrë s’ka qenë në një klub nate dhe nuk planifikon ta bëjë as tani.

“Nuk e di as se qysh është, kështu që nuk dua të them që nuk e preferoj apo nuk më pëlqen sepse nuk e di se si është”, theksoi Kelmendi.

“Shkuarjen nëpër diskoteka dhe qëndrimin deri vonë, nuk e kam bërë deri sot dhe besoj përderisa nuk e kam bërë, s’ka se si të më pëlqej edhe tani”.

“Po mendoj se nuk do të thotë për shkak se jam sportiste”, shtoi ajo duke qeshur. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.