UBT

Majlinda përgatitet në Slloveni dhe Austri

/ 1 minutë lexim

Olimpistja kosovare, Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka janë duke bërë përgatitje fizike në Slloveni dhe Austri që përfshinë ngasje të bicikletës, vrapim dhe ngjitje me fokus në stërvitje aerobe në lartësi mbidetare mbi 2000.

Stërvitjet janë të gjata dhe të forta në mënyrë që të ndihmojë olimpisten të perballet me 2 muajt e fortë dhe të rëndë në ciklin përfundimtar përgatitor për Londra 2012.

Fidanishtja

Përgatitjet kanë filluar me 5 dhe do zgjasin deri më 20 maj. Në këtë përgatitje po marrin pjesë 8 garues të kualifikuar për Olimpiadë si dhe shumë sparing partnerë të tyre nga 4 shtete.

Gjatë kësaj kohë do të bëhen edhe disa testime fizike dhe të intolerances per nutricionizëm. Kelmendi është kosovarja e parë që ka arritur normën olimpike dhe me këtë ka siguruar pjesëmarrje në Londra 2012.