ARKATANA

Majlinda për CNN: Përfaqësimi i Kosovës, ëndërr e realizuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sportisja më e mirë në Kosovë Majlinda Kelmendi, ka fituar një hapësirë të veçantë në njërin nga mediumet më të mëdha botërore, CNN.Televizioni ka realizuar një intervistë dhe ka përmbledhur edhe në një storie të shkurtër rrugëtimin e xhudistes kosovare nga fillimi i karrierës e deri tek përfaqësimi i Kosovës në garat ndërkombëtare.

“Kur e filloj një duel, e filloj me ndjenjën se kurrë nuk do të humb, se do ta fitoj, se më duhet ta fitoj. Si fëmijë kam qenë shumë e qetë, nuk kam qenë agresive, jo luftarake, dhe kur filloja të stërvitem xhudo, u bëra krejt ndryshe”, shprehet Majlinda gjatë intervistës në gjuhën angleze.

“Unë garoj në kategorinë nën 52 kilogramë, jam e renditur në pozitën e parë në botë dhe jam dy herë kampione e botës. Më 2016, do ta përfaqësoj për herë të parë Kosovën në Lojërat Olimpike”.

Fundamenti

“Kam pasur shumë probleme gjatë karrierës time. Në fillim nuk mund ta përfaqësonim Kosovën, deri më 2009 ishte kështu, por tani jemi pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ishte gjëja më e mirë që ndodhi sepse tani sportistë mund të ëndërrojnë pjesëmarrjen në Olimpiada, duke e përfaqësuar Kosovën”.

“E kam ëndërruar këtë për një kohë të gjatë dhe më në fund po realizohet. Është nder, kënaqësi për mua, ndoshta për një ditë ose dy mund t’i bëjë njerëzit në Kosovë të qeshin dhe të gëzohen, duke e harruar se ne kemi shumë probleme”, shton më tej Majlinda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.