Majlinda, mbretëresha e xhudos botërore

Majlinda Kelmendi prinë edhe në renditjen e re të xhudos botërore, me 3750 pikë. Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, është lidere e padiskutueshme e xhudos botërore.
101judo ka paraqitur sot renditjen e re të xhudistëve në botë, teksa Majlinda prinë bindshëm me 3750 pikë në të gjitha kategoritë.
Për më tepër, Kelmendi bashkë me xhudistin, Avtandil Tchrikishvili, kanë pasur formën më të mirë këtë vit, me nga pesë medalje të arta nga po aq gara që morën pjesë.
“Majlinda Kelmendi nga Kosova është ende lidere e padiskutueshme në të gjitha kategoritë me 3750 pikë”, shkruan 101judo.