UBT

Majlinda Kelmendi triumfon në Duesseldorf

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë- Pasi u përshëndet me trajnerin e saj, Driton Kuka, xhudistja Majlinda Kelmendi nisi të japë nënshkrime për adhuruesit e saj të rinj. Kelmendi nuk shfaqte shumë emocione ani pse kishte arritur edhe një sukses të madh në karrierë. 21-vjeçarja nga Peja mposhti kampionen në fuqi të Evropës, rumunen Andreea Chitu, për të fituar turneun prestigjioz, atë “Grand Prix” të mbajtur në Duesseldorf të Gjermanisë.

Kelmendi në turneun që ka fond shpërblyes prej 100 mijë dollarëve, garoi të shtunën. Deri te titulli i kampiones në kategorinë deri 52 kg arriti pas katër fitoreve. Në rrethin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin e mposhti mongolezen Bat-Erdene Baljinnyam, që renditet e 37-ta në botë. Fitoren e parë e arriti me dy “Yuko”, pas pesë minutave luftë. Në të vërtetë të gjitha luftërat e Kelmendit zgjatën nga pesë minuta.

Më pas radha i erdhi holandezes Birgit Ente që renditet e 130-ta në botë. Atë e mposhti me një “Yuko”. Në gjysmëfinale Kelmendi ishte më e mirë se garuesja e Koresë së Jugut, Mi-Ri Kim, që më herët kishte mposhtur xhudisten më të mirë në botë, Yuka Nishidan. Kimin që renditet e 19-ta e mundi me një “Waza-ari” e një “Yuko”.

Në finale Kelmendi dominoi plotësisht duke e mposhtur Chitun me një “Waza-ari”. Chitu është e teta në ranglistën botërore. Kelmendi është e katërta, por pas këtij suksesi do të ngrihet në pozitën e dytë. Ajo me triumfin në Duesseldorf siguroi 300 pikë.
“U paraqitën xhudistet më të mira në botë dhe konkurrenca ishte shumë e fortë. Për shkak të konkurrencës ky sukses i Kelmendit ka vlerë të madhe”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shkruan sot Koha Ditore. “Në dy luftërat e para nuk u paraqit shumë mirë, u tregua e kujdesshme. Në gjysmëfinale dhe finale Majlinda shkëlqeu”.

FIDANISHTJA

Kelmendi para dy javësh fitoi medaljen e argjendtë në turneun “Grand Slam” të Parisit që llogaritet i një niveli me kampionat botëror. Në Duesseldorf ajo sërish tregoi që i takon elitës botërore të xhudos.

“Duket se këtë vit Majlinda është pjekur dhe është e gatshme për të arritur sukseset e mëdha. Ajo tani ka fituar medalje në të gjitha garat duke përjashtuar kampionatet botërore dhe evropiane për seniore. Tani synim i radhës është titulli i Evropës. Me formën që po tregon, Majlinda është garuesja më e mirë në Evropë”, ka shtuar Driton Kuka.

Në Duesseldorf garoi edhe Nora Gjakova, që humbi luftën e parë në kategorinë deri 57 kg. Gjakova u mposht nga japonezja Megumi Ishikawa. Gjakova është e 34-ta në ranglistën botërore, ndërsa Ishikawa e 28-ta. Japonezja në fund fitoi medaljen e bronztë. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.