UBT

Majlinda Kelmendi e para në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Majlinda Kelmendi vazhdon t’i prijë ranglistën botërore të xhudos. Kampionia Olimpike është e para në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogramë. Në këtë kategori sukses të madh ka shënuar Distria Krasniqi, e cila ka zënë vendin e tretë.

Kurse, xhudistja tjetër Nora Gjakova është në top-pesëshe për kategorinë 57 kilogramë.

Ngritje të madhe në ranglistë ka pasur edhe xhudisti Akil Gjakova. Ai nga pozita 130 në ranglistë, ka arritur në pozitën e 38.

Këtë ngritje në ranglistën e xhudos e ka mundësuar suksesi që xhudistët kosovarë kanë arritur në Sofje, Paris, Antalya dhe në Kampionatin Europian që u mbajt në Varshavë.

Uji Dea

Trajneri i tyre, Driton Kuka ka thënë se të gjithë këta xhudistë do të kenë pjesëmarrjen e sigurt në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

“Akili po hapëron sigurt drejt kreut nga vendi 150 në fillim të vitit tani është në vendin e 38 këta do jenë të sigurt për Tokyo 2020 po presim që edhe ndonjë të na bashkëngjitet”, ka thënë Kuka.

“Po ashtu këta sportist po presin Kategorizimin që po pritet të kryhet këto ditë po ashtu po presin nga Komiteti Olimpik që qysh tash të filloj përkrahjen e duhur për Sportin, sportistët dhe trajnerët”, ka njoftuar Kuka në një postim në Facebook./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.