Fundamenti

Majlinda Kelemendi nderohet me titullin ‘Nderi i Kombit’

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar sot në Tiranë me titullin e lartë “Nderi i Kombit” Majlinda Kelmendin, dy herë kampione bote në sportin e xhudos.

Nishani falënderoi dhe vlerësoi sportistët si Majlinda por edhe artistë të tjerë shqiptarë që me punën e tyre me artin e tyre jo vetëm kanë nderuar veten por kanë dhënë një kontribut të madh për gjithë kombin shqiptar.

Nishani e quajti Kelmendin si një ambasadore të Kosovës nëpër botë që e përfaqëson denjësisht vendin e saj dhe promovon vlerat më të mira të të gjithë shqiptarëve.

Presidenti Nishani uroi që ky titull që i jepet sot Majlindës, të shkojë si një inkurajim për të gjithë sportistët e tjerë që ta konisderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës, dhe trashëgimisë sonë shqiptare.

Nishani: Majlinda Kelmendi, ‘ambasadore’ e Kosovës në botë

“Unë jam i bindur sot që çdo shqiptar kudo që jeton është me të vërtetë i lumtur që përmes arritjeve dhe punës së Majlindës përmes prezantimit të saj në nivelin botëror, emrit si shqiptare, është rradhitur në mënyrë të denjë përkrah emrave më të mëdhenj të botës së sportit. Dëshiroj njëkohësisht të shpreh sot gjithë kënaqësinë e veçantë për trajtimin dinjitoz që Majlinda tani i bën sot Kosovës , shtetit më të ri të rajonit tonë.

Të gjithë shqiptarët dhe miqtë e shqiptarëve janë sot të kënaqur që veç përpjekjeve të diplomacisë, politikës, institucioneve shtetërore, një promovim i madh i emrit të Kosovës, të vlerave që ka Kosova, dhe të kontributeve që mund të jap Kosova edhe në nivelin botëror vijnë edhe përmes sportit. Dhe me siguri të madhe mund të them sot se krahas asaj pune të madhe që bën sot në tërësi populli i Kosovës, institucionet e saj, Majlinda si shumë sportistë të tjerë edhe artistë, shkencëtarë të Kosovës sot janë ambasadorët më të mirë të saj.

FITORJA

Duke vlerësuar arritjet më të larta të mundshme profesionale, sportive të Majlindës si dy herë kampione bote, por edhe kontributin e madh që ka dhënë në promnovimin e vlerave, kulturës të potencialeve që ka Kosova, besoj se do të gjej mbështetjen e çdo shqiptari sot për ta vlerësuar dhe nderuar Majlindën me titullin e lartë: Nderi i Kombit,” tha presidenti Bujar Nishani.

E prekur nga ky titull kaq i rëndësishëm Majlinda tha se ndihet e nderuar dhe mjaft e inkurajuar, dhe se për më tepër ajo nuk dëshiron të bëjë dallime për shpalljen kampione, por tha se suksesin e saj ia dedikon të gjithë shqiptarëve pavarësisht se janë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

Kelmendi: Privilegj shumë i madh për mua që sot shpallem ‘Nderi i Kombit’

“Në radhë të parë dëshiroj të falënderoj shumë Presidentin Bujar Nishani për këtë dekoratë. Është nder, kënaqësi dhe privilegj shumë i madh për mua që sot shpallem ‘Nderi i Kombit’. Është e vërtetë që unë vij nga Kosova, jam lindur në qytetin e Pejës, dhe karrierën si sportiste e kam filluar aty dhe do vazhdoj ta bëj aktivitetin aty.

Mirëpo mendimi im është që nuk ka aspak rëndësi se nga cili vend vijmë, nga Kosova, Maqedonia ose nga Shqipëria; ne jemi të gjithë shqiptarë, kemi të gjithë të njëjtin gjak dhe Shqipëria është shteti ynë, dhe presidenti i Shqipërisë është edhe Presidenti i të gjithëve ne. Kështu që faleminderit shumë edhe një herë, ky është një inkurajim shumë i madh për mua,’ tha Majlinda Kelmendi.

Majlinda nga ana e saj i ka dhurur institucionit të Presidencës kostumin e kampiones që do të jetë tashmë pjesë e një vendi të veçantë në Presidencë, ku ruhen dhurata të tilla të rralla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.